• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha nuk votoi në 14 maj”/ Kreu i PD-së në Njësinë 8: Po ju faktoj me foto shpifjen e neveritshme

by Java News
30/05/2023 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas nisjes takimeve të hapura të Lulzim Bashës me të rinjtë demokratë dhe shpalosjes nga ana e tij të një projekti për  ndryshimin e sistemit politik dhe elektoral të kapur nga kasta 32 vjeçare, sulmet ndaj tij janë intesifikuar në sinkron, si nga Rilindja ashtu edhe nga Rithemelimi. Duket se kjo furtunë kundër Bashës po kalon edhe limitet e analizës politike me fakte dhe të vërtetën.

Një nga këto raste është denoncuar nga kryetari i degës 8 të Partisë Demokratike në Tiranë, Pëllumb Seferi, i cili ka përgënjeshtruar një deklaratë të gazetarit Bledian Koka. Ky i fundit i ftuar mbrëmjen e të hënën në emisionin “Erla Now” në Eurovision Albania, tha me bindje se Lulzim Bashan ë 14 maj as që ka denjuar që të votojë.

Faktikisht edhe pse Basha nuk thirri gazetarët siç bënë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Metaj për ta ndjekur votimin e tij në njësinë nr. 8, në media, (Alfapress.al), po atë ditë u pasqyrua lajmi se Lulzim Basha ka votuar. Kjo e  shoqëruar me pamje nga momenti, kur Basha voton i shoqëruar nga nëna e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike të degës 8, Tiranë, i cili ka qenë edhe dëshmitarë në momentin që ka votuar Basha, në reagimin e tij në FB ndaj deklaratës së Bledian Kokës, shkruan se gazetari po shpif në funksion të një lufte të pandershme, të pamoralshme dhe ekstreme kundër PD-së e cila ka kohë që ka nisur dhe nuk ndalet. Gjithashtu këtë përgënjeshtrim Seferi e shoqëron edhe me lajmin dhe fotografinë e Lulzim Bashës dhe nënës së tij, në momentin që votojnë në 14 maj.

Reagimi i plotë:  

Me shumë keqardhje vërej se lufta e pandershme, e pamoralshme, e shëmtuar dhe ekstreme e nisur me kohë ndaj Partisë Demokratike vazhdon po me atë intensitet dhe po për të njëjtat qëllime.

Mbrëmjen që shkoi, e hënë 29 maj, në një program të Euroneës Albania, gazetari Bledian Koka ka gënjyer kur tha se Lulzim Basha nuk ka votuar fare në datën 14 maj duke dashur ta sulmojë zotin Basha me shpifje siç kanë bërë gjithë këto kohë njerëz që e duan PD si pronë, që e duan instrument për mbrojtje, që e duan mjet për të shkelur dhe dominuar. Unë nuk do të merresha me këtë reagim, por si kryetar i degës 8, ku është anëtar dhe ku voton z. Basha ndjehem i fyer, i lënduar por edhe i neveritur nga shpifje të tilla të ulëta. Z. Basha ka votuar në QV 1929, në qendrën e votimit ku voton historikisht.

Ai ushtroi të drejtën e tij si një votues i thjeshtë demokrat. Pavarësisht kësaj, lajmi i shoqëruar me foto u transmetua ne disa media menjëherë. Gjithashtu shumë qytetarë që votonin ishin dëshmitarë sikundër komisionerët, vëzhguesit edhe të foltores të cilët nëse z. Koka është vërtet i interesuar mund ti pyeste.

Kjo është një tjetër gënjeshtër e ulët e atyre që nuk kanë lënë shpifje pa bërë, e atyre që me mashtrimet e tyre kanë kaluar çdo imagjinatë, aq sa janë bërë qesharake dhe objekt humori. Shpresoj që dhe z. Koka të ketë rënë pre e dezinformimit./m.j

FOTO/ “Basha nuk votoj në 14 maj”, kreu i PD në

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Albin Kurti ose fytyra e vrerosur e një Don Kishoti komik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

October 31, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

October 31, 2026
Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

October 31, 2026
“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

October 31, 2026
Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

October 31, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll!”- Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: E kam të ndaluar që…

October 31, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

SPAK-u duhet të veprojë vetë

October 31, 2026
Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

October 31, 2026
Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

Protesta e sotme e PD-së, rreth 450 militantë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In