• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nuk mund të arrijë qeverisjen thjesht si kalorësi i Covid-it

by Java News
12/11/2020 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Debati politik së fundmi duket se është drejtuar kryesisht tek një çështje, ajo e Covid-19. Që pandemia do të përbëjë objekt diskutimi dhe shqetësimi si fenomen jo vetëm shëndetësor por dhe në ndikimin e saj në ekonomi e më gjerë, kjo padyshim është e pranueshme.

Në mbarë botën debatet rreth saj, për masat që ndërmerren si dhe për impaktin që sjellin ato në ekonomi, janë pjesë e diskurseve në çdo media. Dhe natyrshëm që kjo do të bëhet në Shqipëri,  jo si një kopjim I asaj çfarë debatohet në botë, por sepse edhe ne kemi probleme dhe pandemia po ndikon me dhimbje në shumë fusha të jetës.

Ajo çfarë nuk përtypet ama, është fakti kur sheh se Covid- 19 mbetet tema e vetme së cilës I mëshohet në mediumet tona. Prej shumë ditësh opozita po trysnon vetëm në këtë pikë me takime, konferenca shtypi, dalje me maska dhe kjo ndodh ndërsa tashmë kemi hyrë në ethet e fushatës elektorale. Vetë kreu i PD, Basha, i ka kthyer në ritual të përditshëm takime me mjekë apo specialistë të përzgjedhur të tij për të përsëritur dhe ripërsëritur se është faji i qeverisë për situatën dhe se gjithçka po keqmanaxhohet.

Dakort, nëse do të ish me kaq pasi në vetvete ky do të mbetej thjesht si qëndrim politik. Dhe siç ndodh rëndom në politikën shqiptare, për çdo aksion apo qëndrim opozita do të jetë kundër qeverisë dhe anasjelltas. Por ky ngulmim i përditëshëm i kryetarit të PD, takim pas takimi e i rrethuar nga kamerat, pa prekur asnjë temë tjetër ndërsa jemi në periudhë zgjedhjesh është jo vetëm i lodhshëm por dhe pa fantazi. Pak kush mund të mendojë se arësyeja që duhet të vijë Lulzim Basha në pushtet është pse duhet të luftojë Covidin.

Pak kush mund të mendojë ama, se edhe nëse ky mund të ishte motiv, duhet të jetë pikërisht Lulzim Basha ai që mund ta luftojë me sukses Covidin dhe se ka dorë më te lehtë për gjilpërat. Në këtë fushë do të ish paraqitur dr. Pipero për flamurin e kryeministrit. Atëherë pse kjo këmbëngule e përditshme vetëm te e njëjta vrimë e fyellit?

Është e vërtetë që pandemia është pjesë e debatit politik në çdo vend evropian dhe opozita ne shtet të ndryshme e akuzon maxhorancën për masat e ndërmarra, ose si tepër të ashpra e që pengojnë ekonominë, ose si tepër të lëshuara e që kanë çuar në shtimin e rasteve të infektimeve. Po ashtu është e vërtetë që një pjesë të mirë të fushatës së zgjedhjeve në SHBA e mbajti pikërisht Covidi dhe masat ndaj tij dhe se Biden e luajti mirë dhe fuqishëm këtë kartë.

Por gjithsesi, sado vend të rëndësishëm të ketë, nuk mund ta harrohen në debatet poltike dhe tema të tjera po aq vitala si ekonomika, arsimi, turizmi, bujqësia etj. Ndërkohë në gjithë këto ditë, Basha nuk ka prekur asnjë nga këto tema në daljet e përditshme. As për ekonominë, as për arsimin, as për bujqësinë, as, as, as.. Dhe kjo ndodh me kreun e opozitës që tendon të marrë pushtetin në zgjedhjet e afërme, dhe jo në të ardhmen e largme. Paska paradoksale, megjithatë mund të ketë edhe shpjegim tjetër.. Në skemat e marrëdhënieve me publikun, aq më tepër në një fushatë elektorale, paraqitja dhe ripërsëritja e vetëm një aspekti apo fakti, përdoret kur ose nuk je i përgatur në fushat e tjera dhe natyrisht nuk ke çfarë të thuash mbi to, ose kur fsheh diçka për të cilën je në hall dhe argumentin e ripërsëritur kërkon ta shndërrosh flamur beteje që të tjerët të mos merren me hallin tënd.

Në të dyja rastet,  kreut të PD Basha, i duhet të zgjedhë të jap argument se përse ripërsërit pa fund çështjen e Covid dhe asgjë tjetër.  Është I papërgatitur apo ka hall? Është i papërgatitur në fushën e ekonomisë, të arsimit dhe të temave të tjera të qeverisjes e në këtë mënyrë është i papërgatitur dhe për të qeverisur pas 26 prillit? Apo është halli për ndonjë çështje që e mundon? Vetë Basha nuk i është përgjigjur disa pyetjeve të ngritura prej kohësh nga media. I ka etiketuar si sulme dhe e ka mbyllur me kaq. Por nuk u është përgjigjur, ndonëse edhe në qofshin sulme politike duhet të qartësojë pozitën e figurën e tij përpara publikut ndaj çdo akuze.

Siç është dhe rasti i fundit kur ndërsa zhvillohet gjyqi i Hagës për ish presidentin Thaçi e figura të tjera të larta të UCK, Basha u akuzua si pjesë e strukturave të hetimit të UMNIK dhe në dosket e përgatitura ndaj ish komandantëe të UCK. Basha ka heshtu për këto akuza. Asnjë përgjigje për të sqaruar apo për ta hedhur poshtë. Madje dhe vetë PD nuk ka patur një qëndrim zyrtar për gjyqin e Hagës.  Në vend të kësaj, Basha ka vijuar të dalë sërish çdo ditë në konferenca. Por vetëm për çështjen e Covidit. Për asgjë tjetër. Ndaj dhe pyetja mbetet: ka hall apo është i papërgatur?

Next Post

"Dragi, moj srpski neprijatelj!" I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In