• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 22, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dragi, moj srpski neprijatelj!” I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina

Lorenc Vangjeli by Lorenc Vangjeli
12/11/2020 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në Beograd, ish-kryeministri serb e quan argat të Tiranës kryeministrit aktual dhe mallkon me logori siç bënin gratë me bir të vrarë në Eposin e Kreshnikëve: “Mos të qeshtë buza, tradhëtar i kombit!”

Kryeministri, me ton më të butë, por me gjuhë më të helmët, i kthehet Presidentit të Republikës dhe ish-Presidentit se kanë gabuar kur kanë votuar rezolutat e Evropës që dënojnë krime të mundshme gjatë luftës. “…a mund t’ia thuash serbëve pse e votove pro raportin e…, bashkë me… kur ne e votuam kundër?”

Kurse liderin e opozitës e shkel ca më sipër fytit duke i zënë në fyt të shkuarën: “Çfarë dosje ke përgatitur për shtëpitë me ngjyra në Kragujevac?”

Presidenti serb, mpreh të njëjtën lloj sopate për gjuhë: “…je armiku më i egër i kombit serb, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antiserbe në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së martirëve serbë, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Serbisë, nëpërmjet veglave të SHISH-it shqiptar në Beograd, Krajlevo dhe Krushevac …”.

Numri dy i partisë në pushtet, nuk e kursen ish-presidentin: “Pse agjenti i SHISH-it të Tiranës,e sulmoi me kaq pabesi heroin tonë duke guxuar ta quajë edhe çirak të Tiranës?”

Në kohën e esktazës për të gjetur heronjtë dhe tradhëtarët e kombit të lavdishëm serb, më i qetë shfaqet mtonjësi i trazuar për pushtet. Nuk i përgjigjet akuzës se ka ndihmuar shqiptarët për të faktuar mizoritë serbe gjatë luftës, por e ka mendjen tek Covid-i dhe hallin se qeverisja po bën lekë ne pandemi.

Këto janë vetëm disa nga lajmet e prodhuara vetëm javën e fundit nga shtypi në Beograd. Janë akuza që shpërndahen nga ekranet e televizioneve dhe faqet e portaleve dhe në mbrëmje debatohen nga analistë, shumica e të cilëve, mbasi analizojnë të nesërmen e botës mbas shpinës së Trumpit që po ikën dhe gjoksit të Bidenit që po vjen, i sulen njëri-tjetrit si turku i djeshëm punës së sotme. Një pjesë e quajnë rregullisht njëri-tjetrin si të shitur tek Tirana, të tjerë që i ngrejnë vetes një piedestal urtësie si pasardhës të drejtpërdrejtë të Sokratit, i hedhin turmës fuçi helmi e uurejtjeje të verbër që jua prodhon papushim mëlçia vetjake.

Vasalë, tradhëtarë, të shitur, agjentë, çirak, frikacakë, kryepis, këlysh, lehje, dehje, mufka. Janë disa nga fjalët kyçe të ligjërimit politik në Beograd ditët e fundit. Dhe ndërkohë që në Beograd vazhdon gara për të shpallur tradhëtarët e kombit serb, nja 1800 kilometra larg në Hagë, gjyqi flet serbisht!

Ndodh një gjë e tillë realisht apo është një ëndërr patriotike shqiptare që shpreson që kjo lloj marrëzie të ndodhë në Serbi dhe jo në Tiranë? Flitet kështu në serbisht apo është ai makthi ballkanik që mendon se e mira vetjake kalon vetëm përmes fatkeqësisë së fqinjit, që e quan veten të fortë sa kohë e sheh tjetrin të dobët, që nuk mendon për marrëveshje e bashkëjetesë, por si të hedhë në erë jetën që nuk bën dot bashkë dy fqinjë në marrëveshje? Fatkeqësisht ky është makthi që po jetohet në Tiranë. Dhe çdo rresht i tillë thuhet në shqip. Siç pretendohet se një palë shiti detin tek greku, kurse pala tjetër po shiste Kosovën tek serbi dhe siç pretendojnë të dy palët për njëra-tjetrën se kanë tradhëtuar edhe Shqipërinë, edhe Kosovën tek serbi, greku, turku dhe djalli me gjithë të bijtë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit quajnë kryeministrin tradhëtar të kombit dhe vasal të Vuçiçit, kryeministri quan Presidentin dhe paraardhësin si njerëzit që kanë votuar pro hetimit të krimeve të supozuara të UÇK-së, Presidenti i Republikës e quan esadist kryeministrin dhe këlysh të rrahur që të vogël, sekretari i përgjithshëm i PS-së e emëron agjent të UDB-së ish-kryeministrin. Kryetari i opozitës konsiderohet si një nga autorët e dosjeve që fajësojnë komandantët e UÇK-së në Hagë, ky është karuseli i turpit ku palët kërkojnë të shohin të hipë tjetri.

Saliu Edit kurse Edi edhe Saliut, edhe Ilirit, pa kursyer as Lulin!

Iliri e Saliu Edit dhe Edin as Luli nuk e kursen!

Taulanti Saliut dhe Saliu të gjithëve si gjithmonë!

Saliu Thaçit, por dhe Thaçi nuk e la pa kusur as Saliun, as Ramushin! Isa edhe Thaçin, edhe Ramushin. Ramushit ia fali alltia veç Ilirin, por jo Isën, Thaçin dhe Edin!

Askush nuk kujtohet se së paku, 20 vjet më parë kur luftohej në Kosovë qeverisnin socialistët dhe më shumë se një dekadë më herët, kur Kosova lindi si shtet, qeverisnin demokratët.

Edhe në anën tjetër të vijëzës së kufirit gjuha nuk ndryshon. Edhe në Prishtinë hartimet, rreshtimet, mallkimet e përbetimet për heronj të epërm dhe tradhëtarë të ulët janë normalitet. Një retorikë lufte në kohë paqeje që i bën me turp së bashku, shqiptarët e të dy anëve të vijëzës së kufirit. Të cilëve ju afrohet vetëm urrejtje për tradhëtarët që paskan qeverisur Tiranën, për besëthyerit që po qeverisin dhe për kolaboracionistët që premtojnë të qeverisin. Në këtë gjuhë dhe në këtë mentalitet dramatik urrejtjeje, kur shërbesa për kombin është vetëm gozhdë që i ngulet kombit në trup duhet gjetur arsyeja kryesore se pse heronjtë e djeshëm po gjykohen nën akuza penale, se pse viktima po ulet aty ku duhet ta kishte vendin agresori. Kush ka qeverisur këtë vend, dje e sot nuk ka ditur të ngrihet mbi interesin e çastit dhe nuk ka dashur të bëhet bashkë në rrezik. Si rregull shqiptari që shkon edhe në funeralin e të panjohurve, është i gatshëm të vrasë në dasmën e nipit nëse i kalon rradha në valle. Si rregull pa përjashtim, shqiptarët humbasin gjithmonë në paqe nga marrëzia atë që fitojnë në luftë me gjak. Në Shqipëri fëmijët i venë në gjumë duke ju treguar histori me heronj, por ato kanë të gjitha një fund të përbashkët: trimat janë gjithmonë të vdekur në fund. Në politikë është ndryshe: ata kërkojnë pavdekësinë sepse çdokush tjetër përballë ju duket tradhëtar dhe armik. Mallkimi i Hamzait ka shekuj që e ndjek këtë vend, që mburret se rrjedh nga gjaku i Kastriotit, por është i gatshëm të derdhë vrer në sherr si shqiptari për shqiptarin: Dragi, moj srpski neprijatelj, I dashur armiku im serb!

Next Post
Ish-anëtari i Këshillit të PD: Formulari për kandidatët është turp e fyerje, kjo opozitë nuk i fiton dot zgjedhjet

'Përjashtuat Kadinë për burime të dyshimta'/ Kulluri: Po vilat e Bashës nga burime preferenciale të qeverisë. A do shkarkohet kryetari?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta!

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta!

January 22, 2021
Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Pse Basha fshihet çdo 21 janar?

January 22, 2021
8 parashikimet e Hillary Clinton për presidencën Trump, që dolën të vërteta

Të hënën mund të fillojë gjyqi kundër Donald Trump

January 22, 2021
Çfarë deklaruan Berisha, Basha dhe Meta para 10 vitesh

Përgjimet e Ndrangheta-s, në dosjen e mafiozëve përmendet Meta: “Nëse një ditë të prezantoj ty me Presidentin e shqiptarëve…”

January 22, 2021
Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit

January 22, 2021
Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela

Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela

January 22, 2021
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Fushata “derë më derë”, apo “dorë më dorë” ?

January 22, 2021
U verifikua për blerjen e kiteve dhe respiratorëve, Manastirliu i “shpëton” SPAK

U verifikua për blerjen e kiteve dhe respiratorëve, Manastirliu i “shpëton” SPAK

January 22, 2021
Aksident i rëndë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë, ndërron jetë një person

January 22, 2021
Meta për largimin e popullsisë: Vendi po përjeton erozion demografik, po kërcënohet perspektiva kombëtare

Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Metës, kalon për shqyrtim shembjen e Teatrit Kombëtar

January 22, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • Whatsapp: +355 69 57 123 23
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In