• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nuk i ndahet Ramës: Ta ka nxjerrë Dibra një të vërtetë, kush voton për kryeministrin me shokët te 7×7-313, është çyryk!

by B K
18/04/2025 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit në Dibër duke thënë se kush voton Edi Ramën është çyryk dhe është e vërtetë.

Nga takimin me banorët e Paskuqanit, i shoqëruar nga kandidati Armend Gjana, ai tha se nuk mund të jesh njeri normal që të votosh sërish një kryeministër që premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri 1 milionë shqiptarë, premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps, premtoi legalizime falas por bëri një mish mash korrupsioni.

Basha u bëri thirrje qytetarëve të reflektojnë dhe të mos “gdhihen çyryk” më 12 maj, duke kërkuar mbështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe votën për numrin 4.

“Nëse voton Edi Rama, nxjerr të korruptuarit nga 7×7-313, çoi lekët e tuaja te shokët e Ramës. Kjo është zgjidhja, ndaj për herë të parë herë të parë e ka thënë një të vërtetë Edi Rama në Dibër. Sa tha, gjysma janë çyryk, apo 1/3 janë çyryk? Është e vërtetë, mos t’i vij keq po e them dhe unë, jo vetëm në dibër, por në të gjithë Shqipërinë. Gjysma e burrave që votojnë për Edi Ramën, janë çyryk. Gjysma që votojnë për Edi Ramën janë çyryk, ke të drejt Rame, e ke thënë një të vërtetë dje. Ta paska nxjerr Dibra një të vërtetë nga goja. Gjysma e njerëzve që votojnë për ty o Rame janë çyryk. Se s’mund të jesh njeri normal 12 vite, premtoi 300 mijë vende pune, përzuri 1 milionë shqiptarë. Premtoi shëndetësi falas, e futi në kolaps shëndetësinë. Premtoi legalizime falas këtu, asnjë kilometër prej këtu larg, dhe e dimë se çfarë mish mashi ka bërë dhe çfarë korrupsioni është. Premtoi mirëqenie, premtoi heqjen e TVSH-së për shportën ushqimore. Ushqimet, futu këtu në një ushqimore në Paskuqan janë dyfish çmimet sesa Selaniku, leje Kosovën e Maqedoninë”, tha kreu i KEA në fjalën e tij.

Dhe duke vijuar ironinë me kryesocialistin ai theksoi se dibranët me mençurinë e tyre ia nxorën një të vërtetë.

“Dibra me mençurinë e vet ia nxorri një të vërtetë, kush voton për Edi Ramën është çyryk. Çyryk nga mendja. Por ndryshe nga Edi Rama duhet t’ia themi dhe një të vërtetë dhe këtu apo jo. Nuk është sëmundje e pashërueshme, vejini gishtin kokës, mos votoni më për Edi Ramën, në qoftë se nuk doni të gdhiheni çyryk më 12 maj. Votën për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4,ta çojmë deri në fund luftën kundër korrupsionit, ta mbushim plotë e përplotë 7×7-313”, u shpreh Basha.

Next Post

Francezi që zbuloi padashje pse Berisha e urren Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In