Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me banorë dhe tregtarë në Malësi të Madhe, Shkodër dhe Bushat.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Basha tha se “më 21 qershor, me votën e shqiptarëve, do të ulim taksat, çmimin e energjisë, çmimin e naftës dhe do t’i japim mundësi biznesit të hapë vende pune.”
Kreu i opozitës Basha duke u ndalur në platformën kombetare të PD-së theksoi se, “ne do të heqim TVSH për mallrat e shportës, duke përfshirë edhe miellin”. Ndërsa oferta e Partisë Demokratike, vijoi Basha, propozon 25% ulje çmimin e energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët.









