• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nën presionin e aleatëve, janë kundër paktit me LSI

by Java News
09/01/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë dakordësuar qëndrimin për të nisur një stinë protestash në vend si dhe për të vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, priti dje në selinë e PDsë kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, kreun e PAA-së, Agron Duka, kreun e LZHKsë, Dashamir Shehin dhe kreun e PDK-së, Nard Ndoka, me të cilët diskutoi mbi hapat që do të ndiqen për organizimin e protestave popullore në të gjithë vendin.

Burime nga takimi me dyer të mbyllura, që zgjati për 90 minuta, sqarojnë se data më e mundshme për organizimin e protestave është data 27 janar. Vendimi për datën e zhvillimit të protestave do të merret sot në mbledhjet që kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë me grupin parlamentar dhe kryetarët e PD-së në rrethe.

Në përfundim të takimit me aleatët e djathtë, Basha mohoi që pas protestës opozita të ngrejë një çadër të dytë në bulevard, por premtoi bashkimin e shqiptarëve në një aleancë vlerash kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama.

“Përsëritje nuk do të ketë, do të ketë të reja. Do të jetë një vullnet edhe më i fortë i opozitës dhe jam i sigurt, një përgjigje akoma më e madhe popullore. Protestat janë pjesë e një aksioni kompleks opozitar, qëllimi i të cilit është të mobilizojë të gjithë energjitë pozitive të shqiptarëve. Të thërrasë të gjithë shqiptarët në një aleancë vlerash, që përfaqëson ky koalicion opozitar. Ne marrëdhënien me Parlamentin do ta kemi të kushtë- zuar me interesin publik dhe me aktin e rëndë e të pafalshëm që është dhunimi i Kushtetutës”, tha Basha.

Kreu i PD-së theksoi se protestat popullore janë thirrur në një kohë që qytetarët nuk kanë mundësi të ushqehen dhe qeveria bëhet gati të nisë aksionin e ujit. “Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Ku 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritës dhe krimi i veshur me pushtet, pushteti i bërë njësh me krimin me figurën e Edi Ramës, bëhet gati të fillojë aksionin për ujin”, tha kreu i PD-së.

ALEATËT

Në takimin me dyer të mbyllura, kryetarët e partive aleate të PD-së mësohet t’i kenë shprehur një sërë shqetësimesh Bashës. Burime nga takimi me dyer të mbyllura sqarojnë për “Panorama” se, me shqetësim, Bashës i është përcjellë pozicionimi i ri me LSI-në e Monika Kryemadhit.

Sipas të njëjtave burime, kryetarët e partive aleate të PD-së i kanë kujtuar Bashës se LSI ka po aq përgjegjësi sa edhe PS për keqqeverisjen e vendit pasi disa muaj më parë ishte në qeveri me ta. Bashës i është sugjeruar që të mos e shohë LSI-në si një aleat potencial edhe për zgjedhje, pasi një koalicion i tillë nuk do ta rriste të djathtën as në sytë e qytetarëve shqiptarë.

Mësohet se kreu i PD-së, Basha, ka sqaruar në takim se aleanca me LSI-në është e qartë dhe ajo lidhet me largimin e Edi Ramës. Basha ka theksuar se për arritjen e këtij qëllimi, PD është e hapur të bashkëpunojë me çdo forcë politike.

Dy kushtet e aleateve 

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë kërkuar Lulzim Bashës të nxisë rifillimin e punës së komisionit të reformës zgjedhore, pasi në të kundërt ata do të organizohen në një front të ri opozitar. Kërkesën e tyre, aleatët ia kanë përcjellë kreut të PD-së pak ditë pasi zhvilluan një takim të përbashkët mes tyre në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Shqetësimi kryesor i aleatëve të PD-së lidhet me vonesën që ka rifillimi i punës në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke ngritur, sipas tyre, dyshimet se mund të ketë një ndryshim të përbashkët të Kodit nga PS e PD në dëm të partive të vogla.

Dy shqetësimet kryesore lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe hartën administrative-territoriale, ku aleatët kërkojnë shtim të një- sive administrative duke filluar nga zgjedhjet lokale të vitit 2019. PANORAMA

ma.me

Next Post
Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, prangosen 9 persona

Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, prangosen 9 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In