• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Vaun e Dejës: Rama tradhtoi me anë të keqqeverisjes

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është takuar me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Vaun e e Dejës.

Duke u ndalur në situatën ekonomike që po kalon vendi, Basha tha se ‘Edi Rama është shkaktari i kësaj gjendje të vështirë për shkak të keqqeverjes, mosmbajtjes së asnjë premtimi, krimit dhe korrupsionit’.

Ai akuzoi Ramën si ‘tradhtarin më të madh të shqiptarëve, të cilëve iu mori votën duke premtuar punësim, shëndetësi falas, ulje taksash dhe bëri të kundërtën duke detyruar mijëra shqiptarë të emigrojnë dhe duke i skallëvuar qindra të tjerë në parcelat e hashashit’.

“A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët sesa Edi Rama që u premtoi 300 mijë vende pune dhe i nisi 200 mijë refugjatë? A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët se sa Edi Rama që u mori votën për shëndetësi falas dhe e ka katandisur shëndetësinë në gjendje mesjetare?”, tha Basha.

Sipas tij, ‘milionat që duhet të shkojnë për përmirsimin e shërbimit të materniteteve, për ilaçet më bazike, për oksigjenin, i merr Vilma Nushi dhe i ndan në fshehtësi me Edi Ramën dhe me shpurën e tij të korruptuar’.

“A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si kalë beteje ndalimin e importit të mbetjeve dhe në momentin më të parë t’i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte heronj t’i quash sharlatanë. A ka tradhti më të madhe sesa t’i premtosh popullit se do t’u ulen taksash dhe tua rrisësh taksat? A ka tradhti më të madhe ndaj popullit t’i premtosh se do përmirësosh qeverisjen dhe t’i vesh kriminelët në qafë ? A ka tradhti më të madhe për popullin se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me taksat e rritura, me faturat e rritura, ti marrësh të gjitha për vete dhe për një grusht biznesmenësh hajdut dhe popullin ta lësh para tre alternativave; varfëri absolute, burg ose emigracion. A ka tradhti më të madhe se sa të skllavërosh popullin tënd me të keqen më të madhe që ka njohur ky vend, që ka njohur jo pak marrëzi, që është mbjellja, kultivimi dhe trafiku i drogës?”, deklaroi Basha.

Ai tha se kryeministri nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se na nisur sërish mashtrimet para përballjes me qytetarët.

“Sot Edi Rama, theksoi lideri i opozitës nuk ka asnjë bilanc, asnjë premtim të mbajtur, ka veç keqqeverisje, varfëri dhe mjerim. Ndërsa po vjen përballja me qytetarët ai ka filluar sërish me mashtrimet e tij për tua hedhur shqiptarëve. Sot, nuk ka shqiptar që e beson më Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve në pushtet. Si ka mundësi në 3 vite 12 miliard euro i ka vjelë me taksa dhe jo vetëm nuk i rrit subvencionet po i përgjysmoi dhe ato qe buxhetoi ia dha një grushti grumbulluesish dhe importuesish të inputeve bujqësore. Sepse skema e kësaj qeverie ka qenë dhe është: merrja shumicës dhe jepja pakicës”, theksoi kreu i PD.

 

Next Post
Bedri Islami është këshilltari i ri i presidentit Thaçi

Bedri Islami është këshilltari i ri i presidentit Thaçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com