• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në SHBA, një vizitë në këmbim të votave për Reformën në Drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
12/03/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 EKSKLUZIVE / Vizita që kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të zhvillojë në mes të muajit mars në SHBA, duket se është frut i një kompromisi mes zyrtarëve më të lartë amerikanë, në Tiranë dhe atyre në Washington, në këmbim të votave që PD-ja duhet të japë në Kuvend për Reformën në Drejtësi.

Burime të besueshme brenda selisë qëndrore të demokratëve bën të ditur për JAVANEWS se kjo vizitë është e mirëmenduar dhe e dakortësuar me nivele të larta amerikane, ku nga njëra anë Washingtoni do të “hapë dyert” për të pritur Bashën në Departamentin e Shtetit, dhe nga ana tjetër Basha është zotuar që të mbështesë me vota në Kuvend draftin për Reformën në Drejtësi.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se në harkun kohor të 10 ditëshit të fundit të muajit mars, pritet që të mundësohet edhe votimi në Kuvend i Reformës në Drejtësi me votat e mazhorancës dhe opozitës. Por përtej kësaj mbetet ende për t’u parë nëse Basha do të mbajë fjalën përpara zyrtarëve të lartë amerikan që të votojë Reformën në Drejtësi, apo do të bëjë të njëjtën lëvizje që bëri edhe në rastin e Byrosë së Hetimit, ku nga njëra anë i prentoi ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu se PD-ja është e gatshme që të votojë Byronë e Hetimit dhe nga ana tjetër kur drafti i dakortësuar mbërriti në Kuvend, ai “ktheu pllakën” duke deklaruar se nuk e voton draftin në fjalë.

Për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, kjo është vizita e parë zyrtare që ai bën në SHBA ku pritet të ketë disa takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe më pas edhe me disa kongresmenë. Kjo vizitë shihet nga PD-ja edhe si një mundësi për të riparuar marrdhëniet shpesh herë të acaruara mes PD-së dhe DASH, po të kihet parasysh se në jo pak raste krerët e PD-së kanë qenë në vijën e parë të sulmeve ndaj përfaqësuesve zyrtarë të politikës amerikane në Tiranë.

Janë tashmë të njohura marrdhëniet problematike të ish- kryetarit të PD-së Berisha, thuajse me të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë. Në këtë vizitë Basha do të shoqërohet nga deputetët Jorida Tabaku, Gent Strazimiri dhe Eduard Selami, si dhe nga këshilltari për marrëdhëniet me Jashtë, ish-ambasadori, Mal Berisha. Zyrtarisht takimet e Bashës nisin me 15 deri 20 mars. / javanews.al

Next Post

Meta: Plani B i Ramës? Për Reformën në Drejtësi LSI ka vetëm një plan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In