• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në SHBA, axhenda dhe delegacioni që e shoqëron

by Java News
13/03/2016 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është nisur në një vizitë zyrtare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qëndrimin e tij pesëditor, Basha ka zgjedhur të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga tre deputetë të grupit të tij parlamentar dhe këshilltari i tij i ri për Politikën e Jashtme, Mal Berisha. Në krah të kreut të opozitës në takimet që do të zhvillojë në SHBA do të jenë edhe deputetët Eduard Selami, Jorida Tabaku dhe Gent Strazimiri. Sipas burimeve brenda Partisë Demokratike, përzgjedhja e këtij delegacioni është parë si e duhura nga kryetari i opozitës në varësi edhe të takimeve të planifikuara në SHBA.

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së, Jorida Tabaku, është e vetmja nga deputetët që mori pjesë në takimin e zhvilluar në Tiranë me Sekretarin amerikan, John Kerry, të cilën Basha e ka përfshirë

edhe në delegacionin e tij në SHBA. Pjesë e atij takimi ishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, i cili pas lënies së detyrës ka marrë funksionin e këshilltarit për Politikën e Jashtme të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Në këtë delegacion, Basha ka përfshirë edhe një nga deputetët kritikë në mbledhjet e Grupit Parlamentar, Eduard Selamin. Përzgjedhja e ish-kryetarit të PD-së, Selami, është bërë edhe për shkak të njohjeve që ky i fundit ka në SHBA për shkak të një qëndrimi shumëvjeçar atje.

Ndonëse nuk ka një axhendë zyrtare të shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike lidhur me takimet që Basha do të zhvillojë në SHBA, burime nga selia blu sqarojnë se janë planifikuar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kongresmenë amerikanë.

Gjatë këtyre takimeve, kreu i PD-së pritet të theksojë problematikën shqetësuese me çështjen e dekriminalizimit në Parlament. Gjithashtu, takime kreu i PD¬së ka planifikuar të zhvillojë edhe me grupin e miqësisë SHBA- Shqipëri. Takimi do të jetë në kuadër të 25¬ vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Pjesë e axhendës së Bashës është edhe takime me komunitetin dhe studentë shqiptarë në SHBA. Në fund ta takimit, Basha pritet të zhvillojë edhe një intervistë në “Zërin e Amerikës” në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Panorama

Next Post

Policia, ndryshim gradash dhe ulje rrogash nga 1 prilli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In