• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Pogradec u qan ‘hallet’ pronarëve të bizneseve: Nuk do të shikoni inspektorë me sy, derisa të zbatohet ligji si në Europë

by Ardit Rada
04/07/2020 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me  qytetarët dhe me biznesmenë të ndryshëm në qytetin e Pogradecit.

Referuar njoftimit zyrtarë të ardhur nga selia blu, pronarët i kanë ankuar Bashës për taksa të larta e që nuk janë ndihmuar aspak nga qeveria pas situatës së COVID-19. Nga ana tjetër, Basha bëri fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama, teksa dha edhe premtimin se me ardhjen e tij në pushtet gjërat do të ndryshojnë.

“Janë siguracionet që duhen paguar muaj për muaj, që është barrë e madhe. Duhen paguar ujë, drita, tarifa jonormale që vazhdojnë akoma. Nuk pretendojmë për fitime, pretendojmë të mbijetojmë”.

“Një nga problemet kryesore të biznesit janë taksat, të cilat duhen paguar njësoj si një vit më parë, megjithëse ata nuk e kanë hapur biznesin për dy muaj me radhë.”- tha pronari i një lokali në Pogradec.

“Po thuajse 50% e mos them më shumë… shumë. Lokalet pothuajse pjesa më e prekur është restorantet. Janë shumë dobët.”

“Por vërtet mos.. gjys për gjys, dhe atë që e marrin e marrin duke, domethënë duke qenë të ndrydhur jo se e marrin me dëshirën më të madhe. Ndërkohë që mishi është ushqim, pas buke vjen mishi, e kupton? Se s’mund të ndërtosh një drekë pa pasur një thelë mish”, thanë disa nga pronarët e bizneseve.

Basha vizitoi dhe ambientet e një fasonerie, i cili ka qëndruar hapur gjatë pandemisë, por që sipas pronarit kjo është përkthyer në kosto shtesë.

“Jemi ruajtur me masa ekstreme… Gjithsej kemi 125 punëtorë, sigurisht që me kosto shtesë”, tha pronari. Për kryedemokratin,  kjo është krizë ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keq-alokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Ai theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur dhe kjo, sipas tij, do vijë me planin e Partisë Demokratike për ekonominë.

“Kjo është kriza ekonomike që e ka burimin tek dështimet e njëpasnjëshme dhe keqalokimet e financave publike nga ana e qeverisë. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe këtë kemi parasysh me taksën e sheshtë 9% për biznesin mbi 140 milion, me taksen 0.5% të xhiros për të gjithë biznesin e vogël nën 140 milion lekë. Asnjë tatim, asnjë taksë tjetër, të punojnë lirisht. Këtë kemi parasysh me karantinën e inspektoriateve vitin e parë të qeverisjes time të ardhshme. Një vit karantinë do të thotë: Nuk do të shikojnë inspektorë me sy deri sa ne të kemi ligjin dhe zbatimin e ligjit në nivele europiane. Në asnjë vend të Europës nuk vjen inspektori sa hap qepenin e derisa mbyll qepenin, tatimorja, ambjentalisti, higjenisti t’i bëjë terror biznesit”, -tha Basha.

/e.rr

Next Post
Ke zgjedhur rrugën e gabuar për t’u bërë kryeministër Lulzim

Ke zgjedhur rrugën e gabuar për t’u bërë kryeministër Lulzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In