• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha në Pogradec: Rama shan opozitën, sepse i mungon vizioni

by
23/05/2015 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të qytetit të Pogradecit. Në nisje të takimit z.Basha bëri publike një letër të 30 peshkatarëve nga qyteti i Pogradecit të cilët bëjnë të ditur se u është rritur me 42 herë liçenca e peshkimit. Kjo shifër sipas tyre, është e papërballueshme për ta dhe e ben të pamundur sigurimin e bukës së fëmijëve të tyre. Z. Basha bëri të ditur alternativën e Partisë Demokratike të uljes së taksave, uljes së çmimeve,  subvencionit etj. 

 “Jemi 30 peshkatarë nga Pogradeci. Liçencën e peshkimit e kemi pasur 100 mijë lekë të vjetra kurse tani na kërkojnë 4 milionë e 200 mijë lekë.  Z. kryetar, për ne kjo shifër është e pamundur. Ne jemi të gjithë të papunë, si do vejë halli jonë?  

As nuk u bëhet vonë fare  se si do të shkojnë në shtëpi në darkë me sytë përdhe para fëmijëve të tyre që nuk kanë t’u blejnë as bukën e gojës, nuk u bëhet vonë. Kemi një alternativë, alternativën e uljes së çdo takse bashkiake dhe alternativën e madhe, platformën time për uljen e taksave kombëtare në nivelin më të ulët në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë me 25%, faljen e çdo kamatëvonese për energjinë dhe për ujin, rritjen e rrogave dhe pensioneve, subvencione për fermerët, subvencione për peshkatarët, tha Basha.

Kryetari i PD-së tha se ka Rama-Meta nuk kanë asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për situatën. Sot rendin nëpër Shqipëri vetëm duke sharë opozitën dhe kërcënuar qytetarët.

 “I mungojnë shumë gjëra Edi Ramës në këtë fushatë, i mungon oferta, i mungon vizioni, i mungojnë zgjidhjet për ju, por mbi të gjitha i mungon një popull budalla, një popull që ti hajë broçkullat, prandaj është i dëshpëruar, prandaj ka filluar të kërcënojë qytetarët.  Nuk e ndal dot vullnetin e qytetarëve Edi Rama, as me gënjeshtra, as me kërcënime. Ja, këtu kemi qënë, e kam pasur bashkinë, e kam pasur dhe qeverinë për dy vite. Sa vende pune kanë krijuar, sa i kanë ulur taksat, i kanë rritur, e kanë rritur çmimin e energjisë, e kanë rritur çmimin e naftës”

Z. Basha solli në vëmendje edhe rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit në katër muajt e parë të vitit. 100 milion dollarë i mungojnë arkës së shtetit ndërsa 1.5 milion dollarë jane vjedhur nga fondi i rimbursimit të ilaçeve në 5 muajt e fundit.

“Shikojeni çfarë grope kanë bërë, në 4 muaj ju mungojnë 100 milionë dollarë në arkën e shtetit. Pse, taksat i kanë rritur, faturat e energjisë i kanë rritur, i kruajnë xhepat e shqiptarëve i marrin i rrasin në burg kur nuk paguajnë faturat. Ku janë 100 milionë dollarë? Kjo qeveri i vjedh qytetarët e sëmurë, merr nga xhepi i  tyre, i rrit çmimet e ilaçeve dhe nga ana tjetër fondet për rimbursimet i vjedh, i vjedh 1.5 milionë dollarë janë vjedhur nga dhjetori deri në fund të prillit. Asnjë ofertë, asnjë zgjidhje për problemet tuaja. Asnjë zgjidhje në horizont për papunësinë. për varfërinë. Këtë duhet ta ndalojmë, dhe jam i bindur që do ta ndalojmë në Pogradec me Eduart Kaprin dhe kudo në Shqipëri me Partinë Demokratike”, tha Basha.

Next Post

Sërish shtyhet gjyqi për djalin e kryeministrit kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

Zbardhet vendimi i GJL, kompania e Pacollit rikthehet në administrimin e Aeroportit të Vlorës pas tensioneve me Valon Ademin

June 26, 2026
Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

Helmimi i 60 kursantëve, AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

June 26, 2026
Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

June 26, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

June 26, 2026
Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

Katastrofë biblike në Venezuelë, mbi 50 mijë vetë rezultojnë të zhdukur, thirrje për ndihmë nga rrënojat

June 26, 2026
Giro d’Italia në Tiranë, Ristani apel qytetarëve: Disa rrugë do të bllokohen! Mos përdorni mjetet private

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani: Ja si do të funksionojë aplikimi për fazën e dytë

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In