• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, në gjurmët e Berishës: Situata në Shqipëri është dhjetëra herë më e rëndë!

by A R
23/04/2020 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli në një lidhje me “Skype” për News24 për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar në menaxhimin e kësaj situate.

I pyetur nga gazetarja në studio, nëse do të nisë një aksion opozitar për të nxjerrë vendin nga kriza, Basha tha se opozita është në aksion që në ditën e parë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Sipas kreut të PD, opozita është në krah të qytetarëve dhe po i bën presion qeverisë, që të zbatojë propozimet e saj.

Pjesë nga intervista:

A mendoni se është koha për një aksion opozitar, apo çfarë ka ndërmend opozita të bëjë?

Basha: Ne prodhuam 5 hapat, që sipas nesh, përbëjnë daljen e vendit nga kriza. Këto pesë hapa i kemi ndërtuar në bashkëpunim me ekspertizën e vendeve, që po korrin sukses në këtë periudhë. Hapi i parë është të dimë ku ndodhemi realisht. Duhen bërë më shumë testime për këtë. Është gënjeshtër që OBSH të ketë thënë mos të bëhen teste. Unë i kam kërkuar SHBA, BE, por edhe OBSH të nda ndihmojnë për testimin. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Sa më shumë teste të bëhen, aq më shumë të infektuar do të ketë.

Situata është shumë më e rëndë në përhapjen e përmasave të infeksionit dhe dhjetëra herë më e rëndë në katastrofën ekonomike, sepse familjet nuk kanë marrë mbështetje. Qeveria ka para, por Rama ka vendosur që këto para të vazhdojë t’ua lërë në duar dhjetë oligarkëve. Ky është problemi. Ndodhemi sot në një situatë që nuk ka të ngjarë me asnjë vend të rajonit. Shqipëria është vendi ku qeveria nuk ka ngritur as gishtin më të vogël për të ndihmuar familjet, biznesin, por i ushqen me lugë bosh, për të shmangur dështimin total.

Nëse nuk reagon qeveria, çfarë do të bëni?
Nga Surreli është vështirë të mbrosh të varfrit apo të ndjesh dhimbjen e tyre. Mjafton të hapë ekranet dhe të dëgjojë ato zonjat në Korçë. Sot ka dy bashki që i janë shtuar hartës së infeksionit, kam disa javë që ja kërkoj të mbyllë fasoneritë, por nuk i mbylli. Prandaj, nga Surreli e ka të vështirë të ndjejë dhimbjen e njerëzve. Nuk mund të ngopen me premtime bosh nënat e vajzat, që punojnë në fasoneri. Jemi qindra hapa pas, sepse kemi qeveri të papërgjegjshme.

A do të ketë aksion opozitar?
Aksioni opozitar ka nisur prej ditës së parë, sa i përket pandemisë, krizës ekonomike dhe shoqërore. Opozita ka qenë në lartësinë e detyrës shumë më shumë se qeveria. Ne kemi bërë propozimet e duhura, të zbatueshme, dhe po ushtrojmë presion që këto propozime të zbatohen. Opozita do të vazhdojë të jetë në krah të qytetarëve.

Next Post
Skenari nëse kampionati nuk vazhdon, UEFA cakton kriteret si do të procedohet

Skenari nëse kampionati nuk vazhdon, UEFA cakton kriteret si do të procedohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In