• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ne do të sjellim shpresën në Shqipëri, Rama ka shkatërruar ekonominë

by Ardit Rada
17/11/2020 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama e shpenzon të gjithë kohën që të gënjejë për të dhe jo për shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Basha premton se kur të marrë në dorë qeverinë do të sjellë shpresë për shqiptarët.

“Ndërkohë që Rama shpenzon të gjithë kohën duke cicëruar gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë po falimenton.
Të dhënat krahasimore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshmojnë se Shqipëria është ekonomia më e nënfinancuar e Ballkanit Perëndimor.

Për 7 vite rresht Rama e ka shkatërruar ekonominë. Mijëra dyqane dhe njësi shërbimi si biznesi i Artan Muratit po vuajnë rënien e fortë të xhiros. Bizneset e vogla po marrin kredi për të mbaJtur hapur derën. Prej muajsh nuk nxjerrin asnjë fitim. Vendet e punës i kanë shkurtuar. Komunitetet rreth tyre janë varfëruar më shumë.

Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë një herë të vetme, siç kanë paguar taksat rregullisht. Por Edi Rama nuk ka kohë për problemet e shqiptarëve që e nxjerrin vetë bukën e familjeve të tyre. Edi Rama nuk ka as para për bizneset që mbajnë me bukë familjet e komuniteteve të tyre. Sepse taksat që mbledh prej tyre, Edi Rama i ndan me miqtë e tij.

Kjo është arsyeja pse Rama nuk u jep ndihmë financiare qytetarëve që po vuajnë nga kriza e COVID-it.

Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, do të kujdesemi për të vetëpunësuarit, do të kujdesemi për të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë”, nënvizon Basha./p.a/

Next Post
Zeka: Votimi i raportit të Dick Martyt ishte gabim, Berisha duhet të pranojë gabimin

Zeka: Votimi i raportit të Dick Martyt ishte gabim, Berisha duhet të pranojë gabimin

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    A e beson ate qe thua Lul

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

January 23, 2026
“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

January 23, 2026
Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

January 23, 2026
“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In