Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” në Peshkopi. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” të ardhur nga Tirana. Kryetari i shoqatës, Bujar Kapexhiu u bëri thirrje dibranëve të mos përsërisin gabimin por t’i besojnë një ekonomisti me përvojë drejtimin e Bashkisë.
Bujar Kapexhiu: Dhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shok të të mi të të njëjtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por juve duhet të vendosni që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë prespektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë. Sekretari i Shoqatës “Dibra”, Sajmir Shatku duke folur për vlerat e dibranëve solli në vëmendje premtimet e mëdha që u bënë nga mazhoranca aktuale por asgjë nuk është bërë, përfshi dhe Rrugën e Arbrit.
Sajmir Shatku: Ne dibranët kemi një shprehje: “Kur ta tregojnë pilafin e madh, merr lugën e vogël!” Fatkeqësisht pilafi ishte aq i madh dhe as një kokërr nga ky pilaf nuk e patëm mundësi të merrnim gjatë këtyre tre, katër viteve. Pra, Rruga e Arbrit duhet të ishte përfunduar me kohë. Shpresojmë që z.Basha bashkë me kryetarin e bashkisë, z.Shehu ta implementojnë sa më shpejt. Qerem Erebara, qëndistar, familja e tij ka qëndisur flamurin e Pavarësisë në 1912, kishte një mesazh për dibranët.
Qerem Erebara: Shqipëria ka nevojë për bij që punojnë për Shqipërinë jo për njerëz që vijnë për të mbushur portofolet. Preferoj më mirë të ha bukë e djathë, sesa mish e bakllava me djersën e atij që ja kanë grabitur.
Kryetari i komunës së Dibrës së madhe Ruzhdi Lata duke vlerësuar figurë e Sherefedin Shehut, kishte dhe një mesazh për Edi Ramën. “Ata qe e nisen rrugën e Arbrit, ata do ta mbarojnë”. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli në vëmendje një bisedë me një dibranë i cili tha se ata nuk duan mëshirë, as lëmoshë por duan mundësi, duan punë dhe dinjitet. Dhe këtë mundësi do t’ua japë Sherefedin Shehu dhe Partia Demokratike.
Lulzim Basha: Nuk lypin dibranët,- më tha, nuk kërkojnë mëshirë dibranët. Edhe një dorë po të kemi do punojmë, edhe një këmbë po të kem do punojmë, edhe cung po të jem do punoj. Nuk ka mëshirë, nuk ka lëmoshë, duam punë dhe punës i dalim zot, theksoi ai. Hallet janë të mëdha, problemet dhe vështirësitë janë të mëdha. Asgjë nuk është bërë për t’i lehtësuar ato. Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t’i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve.
Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar. Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se sëbashku me çdo dibrane ne do t’i rikthejmë dinjitetin Dibrës. Sherefedin Shehu: Dua t’ju falenderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit./BW/a.m.