• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Në 14 maj bënin krahasime se kush është më pak i keq. Sa herë që kërkon të rrisësh debatin publik, nisin sulmet

by Java News
12/06/2023 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në fushatën elektorale të 14 majit, palët politike bënin garë se kush ishte më pak i keq.

Komentet Basha i bëri gjatë një takimi me gratë demokrate, ku tha se kjo gjë ishte e dukshme edhe në posterat e partive, ku ata të PS-së sipas tij thoshin votoni Ramën se është më pak i keq se Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ai shtoi se në Shqipëri sa herë që dikush përpiqet të rrisë nivelin e debatit publik, sulmohet dhe atakohet.

“Padiskutim që kjo periudhë reflektimi më ka dhënë mundësi që të rivlerësoj gjërat. Kam një pendesë për rolin tim me përgjegjësinë që kam patur për mbylljen e një syri, për të akomoduar atë që duket më e lehtë politikisht sesa atë që meritojnë shqiptarët. Thelbi i propozimit tim është që të mos e lëmë këtë proces që… Ajo që na dëshpëron në raste të tilla, është që aty ku ka pritshmëritë më të larta nuk duhet të zhgënjejmë. Politika është arti i kompromisit. Por nëse kompromisi bëhet në kurriz të qytetarëve nuk është më kompromis, por korruspion.

Na lind nevoja të ndërtojmë brenda PD-së, brenda PD që është e qartë kundër korrupsionit dhe në partneritet me SHBA dhe BE. Duket se këto kohë po lulëzon një kundërshti ndaj SHBA dhe Britanisë, nën petkun e Sovranitetit. Lideri global e ka këtë veti. Është një modë kjo, moda e sovranitetit. Nuk del njeri të thotë që pa antarësimin në NATO ky vend nuk ka instrumentat e nevojshme për të mbrojtur veten për 24 orë. Fqinjët disa prej tyre me qëllime jo të mira, me armatime, ndërsa ne themi hajde se jemi në NATO dhe paratë i shpensojmë për tendera rrugësh 2-3 fish. Paratë i ndajnë pushtetarët me një indeks korrupsioni që ka ardhur duke u zmadhuar nga viti në vit.

Ti ruhemi atyre që nuk kanë skrupuj, që na tregojnë se nuk janë njerëz si ne, vijnë me premtime për gjithçka bazuar në personalitetin e tyre dhe pastaj marrin gjithçka dhe e përdorin për veten e tyre. Çfarë debatohet sot në Shqipëri? Asgjë. Këto të treja nuk do i ndaj, Listat e Hapura, Vettingun e politikanëve dhe kufizimin e mandatit. Nuk do të harrojmë edhe hapjen e dosjeve. Askujt që të mbahet i atyre që e mbajnë peng për shkak të së kaluarës. Kush është kundër le të gjykohet me votën e popullit një orë e më parë.

Çështjet e procesit të zgjedhjeve brenda partisë nuk kanë lidhje me çfarë flasim këtu. Ata do të bëjnë detyrat e veta si institucione të partisë. Demokratët do i ndjekin. Por nuk mund ta rikthej edhe njëherë pendesën dhe ndjesën e thellë për defiçitin moral dhe politik që PD ka shkaktuar me veprimet dhe mosveprimet e saj ndaj të përndjekurve dhe pronarëve.

Është e pafalshme që partia që ka trashëguar personin juridik të partisë së regjimit të diktaturës, të na tundë para fytyrës akte dhe vendime të Këshillit të Ministrave që nuk i mori PD për arsyet e veta dhe ata që kanë qenë në ballë të persekucionit të na hiqen si mecenat e të përndjekurve politikë. Ndjesa nuk mjafton. Në 2021 ne kemi bërë së bashki me të gjitha shoqatat e të përndjekurve një program që njeh borxhin moral të PD-së si institucion ndaj tyre. Disa aspekte të këtij program mund të kenë nevojë për rishikim sepse nuk është një punë që e bëjmë 2 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.

Në 14 maj bënin krahasime se kush është më i keq nga ne të dy. Do rrij unë se këta 2 të tjerët janë më të këqij. Të zgjedhësh mes dy të këqijave. Sa herë kërkon ta rrisësh debatin publik, ata nisin sulmet. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë edhe tavën me xhelozi me njëri-tjetrin”, u shpreh Basha./m.j

Next Post
Aksidenti/ I zë ashensori poshtë në një pallat në ndërtim, plagosen 2 punëtorët në Krujë. Njëri turk

Aksidenti/ I zë ashensori poshtë në një pallat në ndërtim, plagosen 2 punëtorët në Krujë. Njëri turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In