Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar se kishte në plan që të largohej nga politika aktive, ndërsa Presidenti aktual, Ilir Meta, të merrte edhe një mandat të dytë. Ajo tha në emisionin “Kjo Javë”, se planet u prishën për shkak të Lulzim Bashës dhe faktit që opozita nuk u shpall fituese në zgjedhje. Kryemadhi paralajmëroi se Meta do të rikthehet sërish në politikë dhe do të jetë më aktiv se kurrë, ndikuar kjo nga nevojat që ka vendi.
Monika Kryemadhi: Unë Ilir Metën e shoh aktiv në politikë.
Nuk mundet që të kem me Metën më shumë se 2 ditë pushime. Më vjen keq që s’do e kem këtë shans, sepse angazhimi i Metës në politikë do të jetë i jashtëzakonshëm. Unë do të kem pozicionet e mia, do të kem angazhimin tim. Politika do të jetë aktive, jo në këto takimet diplomatike, sepse i nervozojë ndonjëherë diplomatët. Por do të jem aty ku jap më të mirën. Do të jetë një rrugë e gjatë, që na e zgjati Lulzim Basha. Duam apo s’duam shqiptarët duhet të besojnë njëri-tjetrin.
Si mundet Rama?
A keni një figurë për të zëvendësuar Presidentin?
Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që kam ndonjë ide. Mendoj që Ilir Meta kudo që ka shkuar i ka dhënë pushtet pozicionit të vet. Edhe kur ishte kryetar parlamentit nuk kishte rëndësi, por u bë i rëndësishëm. E njëjta gjë ndodhi edhe me Presidencën, sepse ajo është pa asnjëlloj kompetence. Parlamenti që i dhuruam Ramës, prodhuan që Presidentit iu hoqën të gjitha kompetencat
Meta Berisha?
Monika Kryemadhi: Është një grup i madh që e neveritnin lidershipin e Bashës. Kësaj do i bashkohen opozitarizmit.
Monika Kryemadhi: Ato duhet të kishin ndodhur me kohë, qoftë për Alqi Bllakon. Ka edhe shumë elementë të tjerë. Shpresoj që SPAK të mos mbetet peng i politikës. E them edhe njëherë, partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të jenë të kujdesshëm që për të shpëtuar karrierën e Veliajt, të rrëzojnë reformën.
Rritja e çmimeve, karburantit, një tjetër protestë pritet të martën?
Kryemadhi: Është një manipulim ajo që ka bërë Edi Rama. Është demagogji e madhe. Rritja e çmimeve do të ndodhte, nuk diskutohet. Kanë qeshur me mua, kur thash që Putini nuk frikësohet nga ju, por merruni me çështjen e ushqimeve se ne 90% të bazës ushqimore e importojmë nga Serbia. Është e shëmtuar kur protesta bëhet për t’i vendosur gjobë qeverisë. Unë e inkurajoj këto protesta. Të rinjtë e LSI kanë dalë gjithmonë. BW