Lulzim Basha është i bindur se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Ai deklaroi se miliona karta identiteti të qytetarëve shqiptarë kanë skaduar ose do të skadojnë deri në atë datë.
Kreu i PD shtoi gjithashtu se regjistri i adresave është i pasaktë. Sipas Bashës mjaftojnë këto detaje teknike për të kuptuar se nuk do të ketë zgjedhje lokale.
Ai shtoi se kriza po thellohet nga lakmia për pushtet e Edi Ramës. Kryedemokrati tha se me Edi Ramën mund të dialogojë pasi të largohet si kryeministër.
“Si kryetar partie e pranoj sepse nuk e zgjedhim ne kryetarin e Partisë Socialiste” – tha Lulzim Basha.
/javanews/a.rada