• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me sipërmarrësin në Durrës: Biznesi do trajtohet si partner. Kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë fondet tuaja

by Java News
26/02/2021 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit në një biznes të madh në Durrës, lideri i opozitës Lulzim Basha tha se pas 25 prillit, ai dhe qeveria si dhe politikat do të jenë në krah të biznesit.

Basha u angazhua që situata e vështirë në të cilën ndodhet biznesi do të ndryshojë dhe me qeverinë e re, biznesi do të trajtohet si partner i rëndësishëm ku shteti do ketë rol mbështetës që ekonomia të zhvillohet dhe të krijohen hapësira për punësimin e shqiptarëve në vendin e tyre dhe jo të marrin rrugën e emigracionit për të gjetur mundësi jetese.

Lulzim Basha: Kjo qeveri e ka mendjen me vjedh fondet e juaja në vend që të marrë fondet e BE-se dhe t’ju ndihmojë ju. Të garantoj që këtu ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë sepse është interes i të tre palëve. Është interesi yt si sipërmarrës, është i padiskutueshëm e the vetë, është interesi i qytetarëve shqiptarë sepse hap vende pune dhe ul çmimin e energjisë. Është interesi po kështu i industrisë shqiptare se jo vetëm që nuk do t’i taksojmë, por do t’i ndihmojmë që të fillojmë të instalojmë panelet diellore dhe të ndërthurim prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore me prodhimin e energjisë dhe furnizimin me rrjetin energjetik. Është leverdia e shtetit qoftë sa i përket shitjes së energjisë që prodhon vetë shteti, qoftë sa i përket eksportit. Pra, në qoftë se ka një fushë ku realisht fitojmë të gjithë pa përjashtim dhe kjo fushë dhe kjo është arsyeja pse e kemi vendosur në planin tonë të energjisë si prioritetin numër një dhe do të keni mbështetje të plotë çfarëdo vështirësish të keni kaluar. 2 muaj deri në 25 Prill mos u dorëzoni.

Sipërmarrësi: Do mbijetojmë.
Lulzim Basha: Të garantoj që në qoftë se ke arritur sa ke arritur deri tani pa asnjë ndihmë nga shteti madje me shtetin kundër, që ngriheni në mëngjes e shkoni në darkë në shtëpi vetëm duke u marrë me shtetin, me inspektorët e shtetit imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë kur të më kesh në krah, mua, qeverinë e re që do dalë pas 25 Prillit dhe gjithë politikat dhe gjithë planet që kemi shpallur publikisht. Imagjinoni se çfarë do të arrijmë bashkë. Ti si sipërmarrës dhe pastaj kjo do plotësojë edhe misioni tonë se misioni jonë ka të bëjë me njerëzit. Nuk do jemi ortakë do jemi aleatë për të ndihmuar njerëzit, për të përfituar shqiptarët, për të fituar Shqipëria. Po për këtë gjë e para që duhet të ndodhë është ndryshimi me 25 prill dhe këtë do ta ndjeni në çdo aspekt të veprimtarisë suaj, të bilancit tuaj, të mbështetjes që do të keni. Nuk do t’i shikoni asnjëherë zyrtarët e shtetit t’ju vijnë t’ju shohin nga xhepat e nga duart. Po i patë do t’i shikoni për të ardh për t’ju ndihmuar dhe do të keni minimumi ndihmën që jep sot rajoni, po të garantoj edhe më shumë sepse është një nga fushat që ne e konsiderojmë prioritete mos them njësoj si turizmi për të nxitur prodhimin, për të nxitur punësimin dhe për të nxitur rritjen e rrogave kjo është një fushë që mund të punësoje 10-tra mijëra shqiptarë me rroga 2-3 fish rrogën minimale. Jam i saktë apo jo?

 

 

Sipërmarrësi: Pa diskutim, shumë preciz.

Lulzim Basha: Kështu që për këtë na duhet të bashkohemi ngushtë si aleatë, ju nga roli juaj si biznes, ne nga roli jonë si qeveri. Ti japim fund ngecjes në vend numëro apo pengesave të shumta që ju ka bërë deri më sot politikat e gabuara të kësaj qeverie dhe në 25 prill të sjellim ndryshimin edhe për këtë sektor.

Sipërmarrësi: Shpresojmë. Faleminderit.
Lulzim Basha: E kemi dhe ne energjinë . Kështu e kemi si energji diellore. Edhe vullnetin, edhe vendosmërinë për ti bërë realitet ato angazhime që kemi marrë në planin tonë për energjetikën.

g.kosovari

Next Post
Lista me 28 pallatet që do të shemben në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

Lista me 28 pallatet që do të shemben në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In