• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë!

by A R
22/01/2025 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në Ditarin me Bruna Çifligun, gazetari Albi Xhunga, sipas të cilit kjo parti është tashmë e regjistruar në gjykatë. Xhunga deklaroi se kjo do të jetë forca kryesore opozitare pas 11 majit, ndërsa akuzon Berishën për bashkëpunim të hapur me Ramën.

“Do të marrë pjesë me logon e partisë Demokratët Euroatlantikë dhe që në momentin që flasim është e regjistruar në gjykatë. Unë mendoj që ky formacion politik nëse nuk mund ta marrë pushtetit se është e pamundur ta marrë pushtetin në një realitet ku Berisha e Rama janë në bashkëpunim të hapur, por unë jam i bindur që forca kryesore opozitare pas 11 majit, do të jenë Demokratët Euroatlantikë me apo pa koalicion. Unë mendoj që do të krijohet një pol i tretë politik dhe një pol i dytë opozitar tani kemi opozitën formale të Berishës, por me akte e qëndrime politike tregojnë që nuk janë në opozitë”, tha Xhunga në A2 CNN.

Xhunga nuk përjashtoi koalicionin e Alebeajt me Bashën në zgjedhjet e 11 majit, ku do të garohet me lista të hapura.

“Kemi të bëjmë me politikë të pastër. Alibeaj është antiberishist. Në këtë koalicion do garohet me lista të hapura dhe  se kush do futet në parlament me votat e veta”.

Ndërsa sipas Xhungës, partia e Endri Shabanit dhe Arlind Qorit do të dalin jashtë politikës pas zgjedhjeve të 11 majit. Këtë bindje ai e lidh me faktin se sipas tij janë parti kryetarësh që kërkojnë koalicion me Adriatik Lapajn.

“Dy individë nuk mund të jenë parti politike, kanë mbetur në dorë të Lapajt për koalicion të mundshëm se nuk gjejnë kandidatë për zonat zgjedhore në Shqipëri”.

Duke sjellë në vëmendje vendimin e gjykatës që i dha vulën Berishës, Xhunga thotë se ai është i padrejtë pasi ka rrëzuar strukturën elektorale të shtetit shqiptar.

“Ka një përplasje në PD në mënyrë të padrejtë një vendim i Gjykatës së Apelit ia ka hequr të drejtën e vulës dhe ia ka dhënë Berishës. Këta gjyqtarë kanë rrëzuar shtetin shqiptar nuk i janë bindur një vendimi të Gjykatës së Lartë. Ka rrëzuar strukturën elektorale të shtetit shqiptar. Këshilltarët bashkiakë që janë zgjedhur me firmën e Alibeajt sot janë të paligjshëm. Ky vendim duhet të korrigjohet në mos nga Gjykata e Lartë, nga Strasburgu”.

Next Post
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, fisi i autorit të vrasjes i ngujuar! Babai i të ndjerit: Mos t’ua dëgjoj zërin

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, fisi i autorit të vrasjes i ngujuar! Babai i të ndjerit: Mos t’ua dëgjoj zërin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In