• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Grupin Parlamentar/ Porosia e zv.ambasadorit për 8 janarin: Shmangni dhunën

by Java News
07/01/2022 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e akuzave nga mbështetësit e Berishës se është izoluar në selinë e Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha erdhi si çdo mëngjes në PD, por ndryshe nga ditët e tjera, dje ai nuk u ngjit në zyrën e tij, por u ul në një kafe informale me gazetarët që mbulojnë zhvillimet në PD.

Për herë të parë dje, kreu i Partisë Demokratike pa në kohë reale nga oborri i kafes që ndodhet përbri selisë blu, momentet kur deputetët që janë pozicionuar pranë Berishës dhe të rinjtë kërkonin të futeshin në selinë blu. Ai nuk u largua edhe kur ata ndodheshin vetëm disa metra larg tij. Kreu i PD-së u ngjit në zyrën e tij vetëm disa minuta para se të priste në një takim zëvendësambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Demian Smith. Për të shkuar në zyrën e tij, Basha nuk përdori derën kryesore, por njësoj si administrata e PD-së, derën që ndodhet në anën lindore të godinës, aty ku më herë hyri edhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku.

TAKIMI ME ZV.AMBASADORIN

Vetëm pak minuta pasi Basha u ngjit në zyrën e tij, në oborrin e PD-së u shfaq makina që solli zëvendësambasadorin e SHBA-së, Demian Smith, me bashkëpunëtorët e tij. Edhe zëvendësambasadori shkoi në takim duke përdorur derën anësore, e cila duket se pas rikonstruktimeve, do të përdoret më shpesh për t’u futur në selinë blu. Diplomati amerikan mbërriti në PD rreth orës 13:00 ndërsa takimi me kryedemokratin dhe lidershipin zgjati për rreth 60 minuta. Pas takimit ai u largua duke respektuar kodin e takimeve të formatit të tillë.

Gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se tema kryesore e diskutimit ditën e djeshme mes lidershipit të PD-së dhe diplomatit amerikan u fokusua te protesta e lajmëruar më 8 janar nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, që u krijua më 11 dhjetor 2021. Burimet konfirmuan se zëvendësambasadori pyeti kryedemokratin Basha nëse do të ndodheshin në seli gjatë kohës që do të zhvillohet protesta. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit diplomati i SHBA-së kërkoi që të shmangej dhuna.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së i ka konfirmuar z. Smith se ditën e shtunë ai, së bashku me Grupin Parlamentar dhe Kryesinë, kanë planifikuar mbledhje dhe do të jenë në seli në kohën që jashtë godinës do të jenë duke protestuar mbështetësit e Berishës. Po ashtu, kreu i PD-së ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet. Në kushtet e një përplasjeje politike, ndonëse brenda familjes, vendimi i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar për të qëndruar ë bashkuar para protestuesve duket se është edhe një mesazh për të demonstruar se kush ka shumicën./panorama

g.kosovari

Next Post
Denoncoi se i kanë vjedhur paratë në shtëpi, por përfundon në pranga

Tritoli në makinë/ Mikel Harizaj pronar i një lokali, po dërgonte në shtëpi kamarierin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In