Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD krerët e kësaj force në rrethe. Në takim u diskutua për vijimësinë e aksionit opozitar.
Në fokus ishte përshkallëzimi i protestës në të gjithë vendin me mosbindje civile.
Po ashtu, u diskutua në lidhje me organizimin e protestës në Kavajë në 7 Maj, kur edhe mbahen zgjedhjet për kryetarin e bashkisë./a.m.