Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në një takim aleatët , ku është vendosur se opozita do te zhvilloje protesta në çdo qytet javën tjetër.
Mësohet se në takim është vendosur për përshkallëzimin e protestave në gjithë vendin. Burimet thanë se protestat në rrethe do të mbahen paralelisht me ato në cadër.
Strukturat e PD do jenë në Kavajë 3 ditë para protestës e cila do të mbahet për zgjedhjet e caktuara për Bashkinë e qytetit.
Më herët kreu i PD pati një takim edhe me kryetarët dhe sekretarët e PD-së në rrethe për të diskutuar rreth protestës në ditët në vijim.
c.a