• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mbështetje mediatike nga Moska dhe Beogradi: Ose të ikë Rama, ose ka dhunë më 13 maj

by Java News
12/05/2017 20:59
183393 17.02.2008 На улицах Приштины. В это время в парламенте края проходит специальное заседание по вопросу независимости Косово от Сербии. Илья Питалев/РИА Новости

183393 17.02.2008 На улицах Приштины. В это время в парламенте края проходит специальное заседание по вопросу независимости Косово от Сербии. Илья Питалев/РИА Новости

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zyra e shtypit e PD-së ka arritur një sukses ndërkombëtar teksa ka siguruar jehonë në një nga gazetat kryesore ruse si “Izvestia”, e cila më 12 maj 2017 botoi shkrimin me titullin kuptimplotë: “Shqipëria në pragun e një skizme politike [Albaniya na grani politicheskogo raskola]” dhe me nëntitullin “Në Tiranë, më 13 maj do të zhvillohen prostetat më të mëdha antiqeveritare në krejt historinë më të re të vendit” [http://izvestia.ru/news/703043].

Në “Izvestia” dhe portalin “riafan.ru” (Federalnoye Agenstvo Novostey – Agjencia Federale e Lajmeve), që i referohet “Izvestia-s” [https://riafan.ru/761853-albaniya-stoit-na-grani-politicheskogo-raskola], fotot ilustruese paralajmërojnë dhe nxisin dhunë me njerëz me maska (snajperë) dhe protestues të egërsuar.

Po ashtu “Izvestia” citon një “ekspert për Shqipërinë” Pjotër Iskanderov, punonjës i Institutit të Sllavistikës të Akademisë Ruse të Shkencave dhe kreun e parlamentit panserb të diasporës Dragan Stanojeviç.

Iskanderov-i thotë se “nëse PD-ja do të vazhdojë në rrugën e acarimit të situatës, është e mundur plotësisht që zgjedhjet do të mbahen pa opozitën, dhe kjo do të thotë një spirale e re kundërvënieje”

Për Moskën dhe Beogradin “dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, me sa duket, është varianti më i pranueshëm për të gjitha palët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Në rast të kundërt, vendi mund të ndodhet në një situatë ku mitingjet paqësore do të shndërroheshin në një rezistencë të dhunshme të forcave protestuese dhe përkrahësve të pushtetit aktual”.

Ja teksti i plotë i shkrimit:

Në Shqipëri, më 13 maj do të zhvillohen protesta në shkallë të gjerë kundër politikës së qeverisë aktuale. “Partia Demokratike” (PD) – forca kryesore opozitare – do të jetë organizatore e mitingjeve dhe kërkon krijimin e një qeverie të përkohshme teknike, e cila do të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të planifikuara për 18 qershor 2017, i thanë “Izvestia-s” në zyrën e shtypit të partisë. Ashpërsimi i luftës midis forcave të qendrës së djathtë dhe atyre të qendrës së majtë e zhyt Shqipërinë në një krizë të rëndë të brendshme politike.

Pas rënies së regjimit komunist në fillim të viteve 1990 në pushtet në Shqipëri vijnë dy forca kryesore politike – e partia e qendrës së majtë Socialiste dhe Partia Demokratike e qendrës së djathtë. Përkundër faktit se nuk ekzistojnë dallime kardinale në programet e tyre, rivaliteti i ndërsjellë në muajt e fundit është shtuar së tepërmi.

Opozita e udhëhequr nga PD-ja kërkoi dorëheqjen e kryeministrit aktual dhe liderit socialist Edi Rama. Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi më parë se forcat

opozitare janë të gatshëm të zhvillojnë betejën përatë që vendi të mos të jetë më viktimë e krimit dhe narkotrafikantëve.

Konflikti mes demokratëve dhe socialistëve po zgjatet tashmë disa muaj. Kështu, në shkurt të vitit 2017 opozita filloi bojkotimin e punës së parlamentit, më 24 prill disa mijëra mbështetës të PD-së bllokuan disa autostrada për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Më 18 qershor do të bëhen zgjedhjet parlamentare të radhës, rezultatet e të cilave, sipas opozitës, janë paracaktuar tashmë. Forcat opozitare nuk pranojnë të marrin pjesë në procesin e ardhshëm zgjedhor, dhe të përpiqen të rritin presionin mbi qeverinë e tanishme me anën e protestave, të cilat do të zhvillohen në kryeqytetin e vendit më më 13 maj.

– Opozita po kërkon krijimin e një qeverie teknike me një mandat të shkurtër, që do të mund të siguronte kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare në qershor 2017. Ne presim që në protestën e së shtunës në Tiranë të marrin pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë. Duhet të jenë protestat më të mëdha në vend – i tha “Izvestia-s”, zyra e shtypit e PD-së.

Eksperti për Shqipërinë, bashkëpunëtori shkencor në Institutin e Studimeve Sllave të Akademisë Ruse të Shkencave Pjotër Iskanderov i shpjegoi “Izvestia-s” se PD-ja tashmë ka marë me të vërtetë mori një pozicion të ashpër, pasi thirrja për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare është e pashembullt në historinë më të e re të vendit.

– Dorëheqja e qeverisë do të varet në shkallë të konsiderueshme nga pozicioni i Bashkimit Evropian. Zyrtarët e BE-së po përpiqen në fshehtësi të arrijnë një kompromis dhe të ulin palët në tryezën e bisedimeve. Ndoshta, do t’ia arrijnë të hartojnë ndonjë mekanizëm të krijimit të një qeverie të koalicionit me dorëheqjen e Edi Ramës në këmbim të pjesëmarrjes së demokratëve në zgjedhje. Megjithatë, nëse PD-ja do të vazhdojë në rrugën e acarimit të situatës, është e mundur plotësisht që zgjedhjet do të mbahen pa opozitën, dhe kjo do të thotë një spirale e re kundërvënieje, vuri në dukje eksperti.

Situata në Shqipëri është me të vërtetë shpërthyese, ndërsa vendi po përballet me probleme të serioze sociale-ekonomike. Varfëria, nivelie lartë i korrupsionit dhe papunësisë mes të rinjve krijojnë truall pjellor për krizë politike.

– Ekonomia e subvencionuar e Shqipërisë varet plotësisht nga kreditë e huaja. Burimi kryesor i të ardhurave është ende kriminaliteti. Përveç kësaj, vendi është anëtar i NATO-s, dhe dhë është i detyruar të rrisë vazhdimisht shpenzimet e veta pëe mbrojtjes. Vendi gjithashtu ka privatizuar gjithçka që mund të japin të paktën disa të ardhura. Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë, dhe shumë banorë nuk kanë para të mjaftueshme për nevojat bazë. Kurse udhëheqja e vendit kujdeset për biznesin e vet dhe biznesin e atyre që i ndihmoi të vijnë në pushtet, – i tha “Izvestia-s” politologu serb, kreu i parlamentit panserb të diasporës Dragan Stanojeviç.

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, me sa duket, është varianti më i pranueshëm për të gjitha palët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Në rast të kundërt, vendi mund të ndodhet në një situatë ku mitingjet paqësore do të shndërroheshin në një rezistencë të dhunshme të forcave protestuese dhe përkrahësve të pushtetit aktual.

Burimi: http://izvestia.ru/news/703043

Përgatiti: Thanas Mustaqi-TemA

ma.me

Next Post
Dushan Janjiç: Vazhdimi i dialogut do presë kthimin e Haradinajt dhe Vuçiç si presidentin e ri të Serbisë

Ambasadorët e vendeve të BE përgënjeshtrojnë portalin pranë PD: Trilloi për takimin tonë me Vlahutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In