Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim sot me demokratët në Korçë.
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur para Kinema Milenium, aty ku po zhvillohet takimi dhe kanë pritur me protesta Lulzim Bashën. Me thirrjet “Basha ik” dhe “Jemi demokratë e jo bukëshkelur”, ata kanë pritur ardhjen e tij, ndërsa policia më pas ka ndërhyrë duke mos lejuar përplasjen.
“Kjo është një protestë paqësore kundër bashës dhe deputetit Salianji i cili ka dalë me hunj. Të gjithë këta që janë këtu brenda nuk e di nga i ka sjellë”, tha një protestues.
“Basha Non-Grata në Korçë”, shkruhet në pankartën që mban në dorë demokrati.
/b.h