• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Maxhoranca po i “ikën” Venecias, mirëpres propozimin e Nishanit

by A R
08/01/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ftesës që kreu i kuvendit i bëri opozitës për rikthimin në tryezën e ekspertëve, ka reaguar lideri i PD Lulzim Basha, i cili është shprehur se opozita, nuk do të pranojë asgjë tjetër përveçse rekomandimeve të Komisionit të Venecias në lidhje me reformën në Drejtësi. Basha tha se maxhoranca, pas rrëzimit të draftit të parë, po kërkon sërish që të çojë përpara një draft që i largohet vjedhurazi rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Kam bërë një ftesë publike për Ramën dhe Metën që të punojmë mbi rekomandimet e Venecias si udhërrëfyes. Ka patur vetëm retorikë dhe asnjë veprim në këtë drejtim. Përkundrazi, ka patur veprime që bien ndesh me rekomandimet e Venecias dhe zotimin publik të maxhorancës, siç ishte drafti parafabrikat i 29 dhjetorit, një përpjekje tinëzare e Edi Ramës. Më 4 janar tryeza ra dakort dhe tha që nuk ka draft tjetër, por sërish maxhoranca ka shpërndarë një draft ku nuk reflektohen rekomandimet e Venecias. Në këto kushte Rama duhet të përgjigjet; t’i japë “Po” ose “Jo” Venecias. Ai mund të jetë draft i PS, i Fatmir Xhafës, por nuk është një produkt konsensual”, deklaroi kreu i PD.

Basha la të nënkuptohet se është pro një tryeze politike, një kërkesë kjo në fakt e artikuluar edhe më parë nga PD, si forma që do të garantonte atë që opozita e quan, duke ju referuar Venecias, si tentativa për “të çimentuar drejtësinë” nën pushtetin e mazhorancës.

“S’ka rëndësi të bëjmë shumë tryeza, se ne nuk jemi pallonj, jemi politikanë, unë e kam marrë vendimin tim, të zbatojmë rekomandimet e Venecias, t’i zbatojmë, të udhëzojnë ekspertët e tyre, ashtu si unë kam udhëzuar ekspertët e PD-së”- tha Basha.

Por cila mund të jetë tryeza politike për reformën? Basha  duke komentuar propozimin e Nishanit, për mundësinë e ndërmjetësimit nga ana e kreut të shtetit për thirrjen e një tavoline të përbashkët tha:

“Mirëpres cdo iniciativë të presidentit për të ndihmuar në transparencën e procesit për të parë qartë se kush ka vullnet, PD ka vullnet të celiktë për reformën, ashtu si edhe për moskapjen e drejtësisë. Kush do le të vijë, kush nuk e ha, mos t’i bëjë mirë”.

Next Post

Amber Rose me tuta sportive... por tutat e kanë të "vështirë" t'ia mbajnë të pasmet (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In