• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Lu na i propozoi vetë ‘vendet e rezervuara’, kemi shkëmbyer e-maile

by A R
07/06/2016 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Partinë Demokratike, Eduard Selami ishte ai që bëri pyetje pas dështimit të konsnesusit për reformën në drejtësi. A mund ta çojë kjo Partinë Demokratike në përplasje me ndërkombëtarët?

Lulzim Basha ka qenë i detajuar në shpjegimet e tij përse opozita këmbëngul për formulën e vendeve të rezervuara.

“Në 3 shkurt, Donald Lu dërgoi e-mail me 5 opsione, ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Në 14 shkurt i kthyem përgjigje me e-mail ambasadorit Lu, që PD bie dakord për vendet e rezervuara. Në 17 shkurt kjo i komunikohet PS-së”, thotë Basha.

Lulzim Basha nuk foli për mediat pas mbledhjes së grupit, por Sali Berisha foli. Ai nuk përmendi emra, por adresimi dukej për ambasadorin amerikan, i cili ka qenë negociator për reformën në drejtësi.

“Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita mbrëmë votoi reformën. E refuzoi kategorikisht njeriu që shkoi me një a dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët, që e kanë sugjeruar ata, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët. Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të paskrupullta të cilitdo që t’i bëjë. Se duhet të them që është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thënë vetë. Por kjo botë është transparente”, deklaroi Berisha.

Dhe bota mund të jetë kaq transparente, sa opozita të tregojë provat e saj, siç ka paralajmëruar Lulzim Basha në mbledhjet e grupit.

“Të gjitha janë me e-mail me ambasadorin Lu dhe nëse është e nevojshme, do të publikohen. Si Nuland dhe këshilltari i Merkel, që fola dje në telefon janë të qartë se këtë formulë e ka propozuar Rama, e ka konfirmuar Venecia dhe se ne po kërkojmë atë që është rënë dakord”, shprehet Basha.

Deri tani në Partinë Demokratike nuk verifikohet ndonjë deputet që mund të votojë një draft jokonsensual për reformën në drejtësi, por edhe në këtë opozita e ka rritur presionin.

“Nëse edhe një deputet i opozitës voton një draft pa konsensus, PD kalon në përballje totale, përfshirë edhe djegien e mandateve derisa të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme”, është shprehur kreu i demokratëve.

Të dielën shefja e Politkës së Jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini tha se çdo deputet është përgjegjës për votimin e reformës, por sipas kreut të opozitës deklarata e Mogherinit është shkruar në Tiranë, ndërsa për ambasadoren Romana Vllahutin, Basha tha se ajo është e rreshtuar qartë në krah të Qeverisë. (top channel / r.a)

Next Post

Beteja e Valentina Leskajt, fiton në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In