• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

by Endri Xhafo
20/01/2022 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Xhafo

Në “House of Cards” (Shtëpia e kartave) Francis “Frank” Underwood, personi që askush nuk e merrte seriozisht në nivelet e larta të politikës, tregoi se ç’është i aftë të bëjë një person ambicioz, i heshtur, që nuk i tregon kartat e veta, nuk i tradhëton emocionet (nëse ka) dhe godet atëherë kur ti s’e pret, ku miqësia ia lë vendin kalkulimit politik dhe në finale qëllimi arrihet me çdo kusht. Lulzim Basha, – për të cilin Jozefina Topalli tha dikur “mos flisni mor marrina se nuk bëhet Luli kryetar”, – mëngjesin e datës 11 janar përjashtoi përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe tetë persona të tjerë. Po ashtu pezulloi “me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia”, – praktikisht shkarkoi, – edhe nëntëmbëdhjetë të tjerë. Në total, me një të rënë të lapsit, largoi njëzet e tetë figura demokrate me peshë të padiskutueshme politike. Ç’të thuash tani për Lulin? Që marrinë nga madhështia një hap e ndan?
Le ta marrim pak më shtruar.

Nëse i huazojmë Frank Underwoodit ftohtësinë dhe zhvishemi nga emocionet, nuk mund të mos i njohim zotit Basha një meritë për mënyrën si e përballoi protestën. Çuni “skorpions” me flokët me brilantinë, njeriu që qesh, tregoi se mund të jetë edhe burrë. Po, po! Ai diti të organizojë atë pjesë të partisë që ka besnike në një akt rezistence të pamendueshme dhe, edhe me ndihmën e policisë, i bëri ballë për gati tre orë demokratëve që kishin shkuar për ta nxjerrë nga zyra. Zoti Basha e tërhoqi zotin Berisha në një kurth dhune, si për të hequr një paralele mes trumpistëve të Uashingtonit dhe trumpistëve të Tiranës, që, në finale, sulmi i 8 janarit i Tiranës t’i ngjante atij të 6 janarit mbi Capitol Hill. Pasoja e parë direkte e dështimit në Tiranë, ishte largimi nga Shqipëria i trumpistes Evi Kokalari. Për të njoftuar rikthimin në Amerikë, mjaftoi një status i shkurtër në Facebook.

Lulzim Bashën nuk mund ta qortojë kush pse deshi të emancipohej politikisht, duke u çliruar nga hija e Doktorit. Treçereku i analistëve të Tiranës kishin 8 vjet që i kërkonin “të vriste babën”. Dhe, edhe nëse nuk është bashkë-sponsor direkt në vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës, duke u ankuar ndaj tij në ambasadë me “fakte e prova”, Lulzim Basha ka gisht indirekt në këtë akt përmes nevojës urgjente të ndërkombëtarëve për t’i hequr kryetarit të PD-së çdo alibi politike se “nuk më lë Doktori”. Nga sot e tutje, vendime si djegia e mandateve apo mospjesmarrja në zgjedhje, do të jenë përgjegjësi vetëm e kryetarit “Luli Basha”.

Sa i takon zotit Berisha, tani që nuk e largoi dot zotin Basha, çdo demokrati i lind e drejta t’i thotë: “O Doktor, po si mund të largosh Edin, kur nuk largove dot Lulin”? Sikur vetëm për këtë, Doktorit nuk i shkon përshtat një forcë tjetër politike! Sikur vetëm për këtë, bie argumenti i dy selive si zgjidhje provizore, propozuar me sarkazëm nga Edi Rama. E vetmja gjë që i mbetet Doktorit, është të thotë se e mësoi mirë nxënësin e vet. Dhe, ironike, të ndihet krenar për këtë.

Newsbomb

Next Post
Alfred Bualoti zbulon prapaskenat: Kur kalëroja me “Kaprollin” e famshëm të gjeneralit të dënuar me vdekje nga Enver Hoxha

Alfred Bualoti zbulon prapaskenat: Kur kalëroja me “Kaprollin” e famshëm të gjeneralit të dënuar me vdekje nga Enver Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In