• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kujton pushkatimit i 5 deputetëve para 72 viteve: Sot në Shqipëri kemi një parlament monist

by Java News
11/10/2019 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një statusi në Facebook, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar atë datë historike, së cilës iu referua si një akt i pashembullt i eliminimit të elitës së kombit shqiptar, ku për interesa pushteti, diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve.

Bëhet fjalë për 72 vite më parë, saktësisht 10 tetorin e 1947-s ku “pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës.”

Më pas, Basha paralelizoi të shkuarën me të tashmen duke thënë se “72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike.”

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Bashës:

72 vite më parë, më 10 tetor 1947, në një akt të pashembullt të eliminimit të elitës së kombit shqiptar, për interesa pushteti diktatura komuniste pushkatoi 16 veta, 5 prej të cilëve deputetë, në një gjyq të montuar që ka hyrë në histori si gjyqi i parë i dënimit të deputetëve. Me vendim të vetë diktatorit dhe me frymëzim bolshevik, në Shqipëri po grisej edhe formalisht veli i opozitës politike dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, intelektualë me formim perëndimor, klerikë të njohur e të angazhuar aktivisht në luftë kundër pushtuesve të huaj, si dhe tribunë të lëvizjes për rreshtimin e Shqipërisë në krah të demokracive perëndimore, u dënuan me pushkatim dhe vendimi u ekzekutua me urgjencë brenda dy javësh, nëpërmjet një vrasjeje mizore masive në Malin me Gropa.

Pinjollë të familjeve të njohura e me tradita patriotike, u nxorën para gjyqeve politike, në përpjekje për të shkatërruar njëherë e mirë çfarëdolloj opozite që mund të prodhonte shoqëria shqiptare ndaj sistemit diktatorial komunist që po impononte klika e ardhur në pushtet me dhunën e pushkës. Pas gjyqit të parë të deputetëve, ku xhelati ishte përkujdesur të përzgjidhte personalitete nga Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Dibra, Lushnja, apo edhe Prishtina, me urdhër të vetë diktatorit, pati edhe dy valë të reja gjyqësore në vitin pasardhës, ku me varje, pushkatime apo me burgime të përjetshme u dënuan 15 deputetë, dhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tyre.

Duke analizuar terrorin, udhëheqja xhahile vlerësoi se e kishte likuiduar njëherë e mirë rrezikun e krijimit të një opozite politike në vend. Kjo, sipas vetë dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ishte arritur përmes torturave çnjerëzore, si elektroshoku apo lënia pa ushqim për një vdekje të ngadaltë, tortura që u përdorën mbi ajkën e kombit e sipas një manuali të vërtetë shkombëtarizues.

72 vjet më vonë, ndjehemi krenarë për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar. Ata u shprehën troç se nuk e donin regjimin që ishte ngritur në Shqipëri e se ata ishin organizuar e po përpiqeshin për një Shqipëri si Europa, një Shqipëri me demokraci perëndimore.

Përkundër dhunës çnjerëzore, ata i dolën zot orientimit perëndimor të shqiptarëve dhe i deklaruan botës se komunizmi nuk ishte një zgjedhje e lirë e popullit shqiptar, por, një regjim që u instalua dhe iu imponua popullit me dhunë e me gjak dhe që u mbajt me dhunë dhe me gjak.

72 vjet më vonë, në Shqipëri kemi një parlament monist, ku çdo ditë mendohet si të prodhohen ligje për të vjedhur e plaçkitur shqiptarët dhe pasuritë e tyre, për të ndaluar opozitën politike e median kritike. 72 vjet më vonë, regiimi autokratiko-kriminal i drejtohet opozitës politike me të njëjtën terminologji siç u drejtohej xhelati grupit të deputetëve, duke e quajtur një forcë e errët e cila do të marrë pushtetin.

Por siç na mëson historia e na e ka lënë trashëgimi edhe përpjekja e grupit të deputetëve, askush s’mund ta ndalë ëndrrën e një populli, lirinë e tij, fatin e tij.

Fati i Shqipërisë është i shkruar dhe është në Europë. Ata që përpiqen ta ndalin këtë udhëtim, do turpërohen si etërit e tyre.

Fillimisht do turpërohen për firmat e tyre, dikur firma pushkatimi e sot firma për vjedhje masive dhe dhunime të pronës dhe lirive të qytetarëve, e më pas do përgjigjen individualisht për përgjegjësitë që kanë për mbajtjen peng të vendit.

Duke përkujtuar betejën e grupit të deputetëve, ne kemi detyrimin të ruajmë lirinë dhe demokracinë. Ato kërcënohen sot nga karikaturat e brezit të dytë të diktaturës komuniste, të shndërruara në një aradhë pa komb, që ka vetëm një kult, vjedhjen. Është një betejë e re dhe të gjitha forcat demokratike, trashëgimtare politike të platformës së paraqitur nga grupi i deputetëve, janë thirrur në skenën e historisë, për ta fituar atë bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. /l.m

Next Post
Zbardhet dëshmia e policit për vrasjen në Kavajë: Ja çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës

Zbardhet dëshmia e policit për vrasjen në Kavajë: Ja çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In