• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, kryetar i PD-së, apo shefi i një grupi deputetësh “halabakë”?

by Aalison Pearse Stevens
29/03/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon të mbajë gjallë imazhin e saj publik si një parti e dhunshme dhe shumë larg të qënit një forcë politike. Mjafton të shikosh serinë e saj të protestave, për të kuptuar degradimin e koncepteve politike brenda partisë më të madhe të opozitës. Gjuha e forcës, e dhunës, e shantazhit, e kërcënimeve deri dhe me jetë përbëjnë thelbin e saj. PD-ja gjithnjë e më shumë përbën një grupim njerëzish që më shumë përbëjnë ngjarje kronike sesa politike.

Jashtë këtij kuadri nuk ishte as protesta tek Parku. Deputetë që shajnë me nënë e me motër këdo që u del përpara, grupe njerëzish të mbledhur lart e poshtë që s’kanë asnjë lidhje me Tiranën, deputetë të armatosur, ish ministër rendi që dhunon haptazi policinë, ish drejtues të bashkisë së Tiranës që nuk lenë gazetarë pa kërcënuar me jetë, dhunë e verbër, që thjeshtë përforcon imazhin e kësaj force politike si një sekt dhe aspak si parti politike. Në vijim të kësaj logjike është edhe fjalori i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, një njeri i shkolluar në perëndim, por që është shndërruar në mbrojtës të një grupi deputetësh që për nga niveli janë dhe më poshtë se halabakët.

Një kryetar partie që përfundon në polici për të liruar qoftë dhe me dhunë një grup vandalësh që vetëm me politikën s’kanë të bëjnë. Basha do të hyjë në histori si kryetari i një partie të madhe opozitare që shkon në komisariate policie për të liruar vandalët. Një mjerim i vërtetë për imazhin e tij, po të kesh parasysh se ka qenë edhe ministër rendi. Me vajtjen e tij në Drejtorinë e Policis së Tiranës thjeshtë na bëri të qartë se më shumë se një politikan përpiqet të jetë shefi i një grupi vandalësh, të cilët kërkon ti shpëtojë me çdo kusht nga ndëshkimi ligjor.

Në fakt ajo që na trishton më shumë në këtë panoramë nuk janë aktet e dhunshme të disa deputetëve të PD-së, por pafuqia për t’i ndëshkuar ligjërisht ata ashtu siç e meritojnë. Një pjesë e tyre janë thjeshtë një grup vandalësh. Këtë na e kanë dëshmuar edhe në Kuvend. Ndaj Basha është tashmë shumë larg të qënit kryetar i një force politike. Përpiqet të jetë thjeshtë shefi i tyre.

Armando Meta

Next Post

Nëse s'mund ta mbërtheni kopsën e këmishës, rrezikoheni nga infarkti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In