• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kryeministër, listat e hapura dhe koalicionet/ Rama: Me shantazhe dhe kërcënime, PD do të shkojë nga humbja në humbje

by Ardit Rada
10/07/2020 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ndonëse konfirmoi sot “po-në” socialiste për ndryshimet kushtetuese të propozuara  nga opozita brenda parlamentit, tha se megjithatë maxhoranca nuk ka pranuar çdo kërkesë të tyre dhe se kanë marrë përsipër të mbështesin deri në fund marrëveshjen me opozitën joparlamentare.

Në një intervistë për “Top Channel”, ku u pyet rreth deklaratës së Bashës, se Rama i kishte bërë një propozim për t’u bërë ky i fundit president e kryeopozitari kryeministër, kreu i qeverisë e mohoi një gjë të tillë.

Rama u shpreh se kjo ishte totalisht e pavërtetë, ndërsa do të linte popullin që të zgjidhte, deputetët dhe kryeministrin e radhës.

Me pranimin e kërkesave të opozitës joparlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës parlamentare?

Një film shumë i famshëm, i një regjisori legjendar ka katër personazhe që marrin pjesë në të njëjtën ngjarje dhe e tregojnë ngjarjen në katër mënyra të ndryshme. Dhe unë e mirëkuptoj gjithmonë tregimin në mënyra të të njëjtave ngjarje, por për të qenë konkret dua t’iu them që së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare. Së dyti ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen me opozitën jashtë parlamentare.

Kryeministër, kreu i PD, ngriti pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri ardhëm i vendit, ndërsa ju, në mbarim të mandatit President. E keni bërë këtë ofertë?

Unë jam shumë i keqardhur kur politika bie në nivele të tilla, kjo është totalisht e pavërtetë. Sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën, e dyta unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë, edhe deputetë, edhe kush është kryeministri i radhës. Prandaj me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë, së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet deri në pikën që tregohen barsoleta të tilla. Dhe ndërkohë më vjen shumë keq, kur diskutohen listat nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelët në parlament. Tani që unë them t’i hapim listat duke gjetur një formulë që edhe të mbrojmë një arritje të madhe, për të cilën unë jam krenar, që është përfaqësimi dinjitoz i grave në parlament, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.

Ju folët shumë pak sot sa i përket mospasjes së koalicioneve parazgjedhore, a do ta bëni këtë ndryshim kushtetues?

Përsa i përket procesit të formulimit dhe përsa i përket procesit teknik sesi do të implementohen ato që duhen shtuar dhe jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit, është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve. Është shumë herët sot për të folur teknikisht. Ideja që Edi Rama po e bën këtë, sepse ka një interes të vetin, është një ide që funksionon për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.

Kryeministër, me plotësimin e kërkesave të opozitës brenda parlamentit, keni krijuar më shumë se hatërmbetje tek opozita jashtë parlamentit, gjithë kjo situatë, sipas jush, e fut e vendin në një krizë të re politike?

Uroj që opozita jashtëparlamentare dhe PD të kenë nxjerrë mësime e nga e kaluara dhe ta harrojë se me kërcënime  shantazhin që mund t’i sjellë prap probleme Shqipërisë, nuk shkon larg, përkundrazi shkon nga humbja në humbje.

/e.rr

Next Post
Zjarr pranë uzinës së naftës, flakët rrezikojnë edhe 5 banesa

Zjarr pranë uzinës së naftës, flakët rrezikojnë edhe 5 banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com