Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi direkt ministrin Saimir Tahiri për ngjarjen e Elbasanit.
“Nuk është një larje e thjeshtë hesapesh, siç po përpiqet të lajë gojën qeveria. Sa të jetë Saimir Tahiri ministër, do të jetë festë për bandat e kriminelët dhe terror për qytetarët”, tha Basha.
“Ky ministër i ka tradhtuar qytetarët. Masakra e Elbasanit tronditi gjithë vendin. Banditë me uniforma policia marrin peng e vrasin pa asnjë pengesë.