Në një bashkëbisedim me gazetarët, Lulzim Basha kërkoi dorëzimin e mandateve nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me qëllim që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Kreu i PD u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet te vendosë të ardhmen e vendit në radhë të parë.
“Është momenti që t’i kthehen mandatet qytetarëve dhe të vendosin ata nëse do t’i besojnë një mandat të tretë Edi Ramës, apo do t’i besojnë planit të opozitës.
Është momenti që Edi Rama të vendosë në plan të parë vendin dhe jo veten e tij, që ka marrë peng Shqipërinë prej gjashtë vitesh” – tha kreu i PD.
/a.r