• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha ka rënë në grackën e rusëve, të mos e mistifikojë më tepër këtë çështje”

by Java News
10/03/2018 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur së fundmi për lobime me rusët. Në një intervistë për ‘Oktapod’ më Turjan Hyskën në “VizionPlus” Gjekmarkaj ka folur edhe për sulmet që po i bëhen kreut aktual të kësaj force politike dhe se nga kush po sulmohet. Ai tha se së pari po sulmohet nga pushteti, por theksoi gjithashtu se situatat që janë krijuar në PD i kanë krijuar atij kundërshtarë deri në kufijtë e armiqësisë.

“Basha është në një pozitë të vështirë, edhe duke qenë se është kryetar i opozitës sulmet i vijnë së pari nga pushteti. Situatat që janë në Partinë Demokratike atij i kanë krijuar kundërshtarë deri në kufijtë e armiqësisë. Ka një situatë bolente që zien në PD, dhe ai është përgjegjës kryesor për këtë. Kështu që është e natyrshme që të ketë shumë sulme përreth tij. Mendoj se është në një fazë që po merr sulme të merituara”, tha Gjekmarkaj.

Ai tha se ende po merremi me pozitën për faktin e vetëm sepse nuk po shohim që të krijojë shpresë, por  po shfaqet si një pjesë dekadente e pushtetit.

“Zakonisht fajin e ka qeveria dhe ne duhet të merremi më shumë me të sesa me opozitën por, po merremi ende me opozitën për arsye sepse nuk po shohim që kjo opozitë të krijojë shpresë. Të jetë një alternative ndryshe nga pushteti. Ajo po shfaqet si një pjesë dekadente e pushtetit. Pra jo e denjë  për të marrë vëmendjen e shqiptarëve në këtë moment.

Shoqëria po e sheh me indiferencë opozitës sepse e ka pritur gjithë këto vite. Ka pritur që Lulzim Basha në 2013 të bëjë një ‘me akulpa’ për gabimet që ka pasur qeverisja e Sali Berishës. Të ringrejë dhe të themelojë PD. Ta hapë atë për elita dhe shtresat profesionale. Kam përshtypjes se Basha ka goditur rëndë fibrën politike të Partisë Demokratike. Ka goditur ata që janë kolona që e kanë mbajtur në ditët më të vështira”, shtoi analisti.

E ndërsa akuzat për lobim me rusët për të ndërhyrë në sistemin politik në Shqipëri Gjekmarkaj tha se nuk beson për asnjë moment se Basha është pro rus. Sipas tij e vetmja gjë që duhet të bëjë Basha është të jetë i vërtetë dhe të mos mistifikojë edhe më tepër këtë çështje.

“Unë fjalën e fundit  do ta them të parën, unë nuk besoj për asnjë çast që Lulzim Basha është pro rus. Nuk mendoj që Lulzim Basha ‘po bën lojën e Rusisë në Shqipëri, dhe për më tepër për ta destabilizuar Shqipërinë. Mendoj që është një  burrë pragmatist, është njeri që nga ky vend ka marrë gjera të merituara dhe të pa merituara. Është bërë ministër 30 vjeç, është bërë ministër i jashtëm, i brendshëm, kryetar Bashkie, në mënyrë të merituar dhe pa merituar. E pa merituar se edhe pse mori barazimin ai prishi rregullat e lojës.  Në vijim të kësaj logjike ai u bë kryetar i PD falë mbështetjes së madhe që i dha Sali Berisha me Olldshhin. Edhe në 2017 Berisha me një autoritet moral, me një bilbil që do ti ishin mbledhur demokratët edhe sot ia pranoj ngrirjen. Ai ka marrë kaq shumë nga ky vend sa nuk ka arsye ta urrejë dhe të bjerë në gracë të Rusisë. Por edhe nëse ka rënë mendoj që ka rënë nga mendjelehtësia.

Basha ka vetëm një aleat si çdo kush tjetër që hyn në ingranazhe të tilla. I vetmi aleat është e vërteta. Të tregojë të vërtetën e kësaj historie. Sa më shumë shton shpjegime jo racionale dhe i bën ato mullar, mendoj se e mistifikon edhe më tepër ketë çështje. Shton me qindra pandehma të cilat shohim pastaj atë pjesë të komploteve, ndoshta imagjinare, ndoshta jo të vërteta”, tha Gjekmarkaj.

Next Post
FOTO/ Gravura befasuese, ja si ishte flamuri shqiptar 540 vjet më parë

FOTO/ Gravura befasuese, ja si ishte flamuri shqiptar 540 vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In