Basha justifikohet edhe me demokratët e Mirditës: E dua PD ashtu siç e doni ju!!

Bashaook

MIRDITË

Kreu në detyrë i PD-së Lulzim Basha është takuar sot me demokratët e Mirditës ku foli për 25 prillin dhe garën brenda PD për kryetar. Basha tha se e do Partinë Demokratike ashtu siç e duan demokratët, të bashkuar, të pandarë, të fortë. Ai theksoi se nuk do bjerë Shqipëria, nuk do të bjerë demokracia, do të bjerë regjimi Rama-Doshi.

“Mirë se ju gjejë zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe  motra, demokratë dhe demokrate të Mirëditës, zoti kryetar, zoti drejtues politik, zoti deputet i zgjedhur, kandidatë të 25 prillit, kryetarë të grupseksioneve, anëtarë të kryesisë, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas, Forumit Rinor të Partisë Demokratike! Të dashur vëllezër dhe motra dita e sotme na rikthen këtu pak më shumë se një muaj pas një takimi entuziast që patëm pak metra më tej. Si shumë takime të tjera dhe si gjithë fushata jonë ai shenonte jo thjeshte entuziasmin dhe pritshmërinë e demokratëve, por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshimin më datë 25 prill. Shenonte po kështu një shpresë të lindur jo rastësisht, as të rënë nga qielli por që erdhi me të vërtetë si bekim dhe mbushi zemrat e shqiptarëve dhe mirditorëve për shkak të punës vetëmohuese dhe sakrificës tuaj dhe të Partisë Demokratike për shkak të shpirtit të pamposhtur të demokratëve te Mirëditës, Lezhës dhe mbarë Shqipërisë për të cilën duhet të jeni krenarë dhe kokëlartë në çdo moment, në veçanti në momente të tilla të vështira si këto që po kalojmë këto javë. Për këtë arsye fjalën time dua ta nis duke shprehur mirënjohjen më të thellë nga zemra ju dhe gjithë ekipit tuaj dhe gjithë demokratëve të Mirëditës kudo ku ndodhen per rolin e tyre të patjetërsueshëm dhe për rezultatin në Mirditë dhe në qarkun e Lezhës përkundër masakrës zgjedhore të 25 prillit”, tha Basha.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com