• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Jemi në epokën e kokainës, paratë e krimit kanë kapur ekonominë

by Java News
28/02/2018 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 613 kg kokainë janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit nga Policia e Shtetit, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Por për Lulzim Bashën, ky superaksion i policisë, nuk ka të bëjë me një angazhim të fuqishëm të shtetit në parandalimin e trafikut, por tregon se nga epoka e kanabisit, vendi ka kaluar në epokën e kokainës dhe kjo tregon se ekonomia është kapur nga paratë e krimit dhe të drogës.

“Jemi para një katastrofe ekonomike. 613 kg kokainë në Durrës u kap pas ndërhyrjes së vendeve partnere. Kokaina u kap pas deklaratës së kreut të mafies italiane që krimin është i lidhur me politikën në Shqipëri. Epoka e kanabisit është pasuar me heroinën, kokainën dhe pastrimin e parave. Nga kanabisi, Ekonomia është në rrezik, pasi po kapet nga krimi. Ndodhemi në emergjencë kombëtare”, deklaroi Basha.

“Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatricë pastrimi të parave të pista dhe të drogës, përmes ndërtimeve“, deklaroi Basha

Kryetari i PD thotë se tani rreziku është ekzistencial për shoqërinë, pasi krimi dhe paratë e krimit janë futur në ekonomi.

“Këtu vjen rreziku ekzistencial për shoqërinë, sepse tani rreziku i kriminalitetit është mbartur drejt politikës dhe ekonomisë. Nuk ka një sektor më të qartë që e shpreh këtë sesa sektori i ndërtimeve. Numri i rezidencave të banimit është rritur me 80 për qind. Po përzihen paratë e krimit dhe drogës me paratë e taksave të shqiptarëve”, thotë Basha.

“Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe nëse nuk e ndalojmë tani. Rrezikohen mijëra e mijëra vende pune”, vijoi kryetari i PD.

javanews.al/a.ç

Next Post
Messi bllokon Griezmann, dëshiron vetëm Dybala

"FIFA ta pezullojë deri sa të vërtetohet se është njeri", vlerësimi pikant për Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com