• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“FIFA ta pezullojë deri sa të vërtetohet se është njeri”, vlerësimi pikant për Messin

by A R
28/02/2018 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lionel Messi është aq i mirë saqë duhet të pezullohet nga futbolli derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri, ka thënë në formë shakaje trajneri i Iranit, Carlos Queiroz.

Ylli i Argjentinës, pesë herë fitues i Topit të Artë, është në formë të jashtëzakonshme përsëri këtë sezon teksa Barcelona e synon tripleten e dytë brenda katër sezoneve.

Messi po ashtu realizoi het-trik në ndeshjen e fundit të Argjentinës kundër Ekuadorit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke ia siguruar vendit të vet një fitore 3-1 dhe një vend në Kupën e Botës në Rusi.

Queiroz ishte shumë afër një barazimi të famshëm pa gola kundër Argjentinës në Kupën e Botës para katër viteve në Brazil, por Messi shënoi golin e fitores në kohën shtesë.

64-vjeçari beson se ai moment nënvizoi gjenialitetin e sulmuesit të Barcelonës.

“Gjithmonë kam thënë se Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk është nga kjo botë. Sikur të ishte njeri, nuk do ta kishte atë moment magjik në atë ndeshje”, ka thënë Queiroz për FIFA.com.

“Zakonisht nuk më pëlqen kur humbas, por nuk u ndjeva negativisht nga ajo humbje. Kur diçka magjike si ajo ndodh, atëherë e kupton se futbolli është i gjallë dhe dominues, dhe për këtë arsyeje është njëri prej sporteve më të mira për t’i shikuar në gjithë botën. Ky moment është edhe më i veçantë kur vjen nga një lojtar i cili nuk duhet të lejohet të luajë nga FIFA derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri”, ka shtuar ai./a.m.

Next Post
Të kacaviresh nëpër pasqyra

Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

August 28, 2026
Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

Në nëntor Konferenca për “Shqipërinë Sociale”! Rama zbulon çfarë u diskutua me socialistët te “Vila e kuqe”

August 28, 2026
Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

Zjarret në Vranisht, banori: Më janë djegur mbi 50 koshere, kërkoj dëmshpërblim

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com