• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha injoron ‘luftën’ me Berishën, nxjerr në terren deputetët, flasin për propozimin për uljen e TVSH për ushqimet bazë

by Java News
02/10/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë periudhë ‘lufte’ brenda Partisë  Demokratike ku e ardhmja duket më e paqartë se kurrë, Lulzim Basha përpiqet ta bëjë të duket situatën normale. Së fundmi pasi ka propozuar uljen e TVSH-së në 6% për ushqimet bazë, deputetët e PD kanë dalë në terren pikërisht për këtë qëllim.

Deputeti i Korçës, Ervin Salianji, ka qenë në zonën e tij elektorale. Ai shkruan se qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron!

“Pa mbushur ende një muaj që kanë hyrë në zyra dhe shikoni çfarë po ndodh: çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje! Ata që kanë përgjegjësi heshtin! Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%.

Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtpërdrejtë në ekonomitë e familjeve tuaja! Diferencën në politikë e bëjnë aktet! Koha do të tregojë më shume”, shkruan Salianji nga Korça.

Ndërkohë që deputetja e Qarkut Tiranë, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të Sauku në kryeqytet.

“Nuk janë kohë të lehta , çmimet e produkteve të shportës rriten ndërsa Sauku varfërohet. Asfaltit elektoral po i del boja ndërsa vendi zhytet në pluhur dhe varfëri. Varfëria e rritur dhe punësimi gjithnjë e më i ulët në këtë zonë. Infrastruktura e munguar shkollore dhe zhvlerësimi i pronës”, nënvizon ajo.

Deputeti i Vlorës, Arb Agalliu nga Orikumi shkruan se ka denoncuar | edhe njëherë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

“Gjithashtu folëm për problemet që ka kjo zonë sikurse janë mungesa e infrastrukturës, energjia elektrike, papunësia, mbyllja e bizneseve, etj. Shqetësues ishte edhe mungesa e transportit për fëmijët e fshatrave Tragjas, Radhimë e Dukat të cilët detyrohen të ndjekin shkollën në Orikum sepse shkollat në këto fshatra janë mbyllur. Rikthimi i Orikumit në bashki, si domosdoshmëri për këtë zonë, ishte një çështje tjetër e diskutimeve”, ka shkruar Agalliu./m.j

Next Post
Bullgaria jep sinjale pozitive/ Kryeministri: Mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut s’duhet të transferohet në BE, gati zgjidhja e afërt

Bullgaria jep sinjale pozitive/ Kryeministri: Mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut s'duhet të transferohet në BE, gati zgjidhja e afërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com