• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Më parë zbatoni vendimin e Kushtetueses

by A R
31/03/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur nëpërmjet një letre fetsës publike të kryeminisstrit Rama për tryezë të Nivelit të Lartë për të gjetur zgjidhje të përbashkët për reformën në drejtësi.

Në letrën e tij Basha, shkruan se nuk mund të ulet në një tryezë ku të diskutohen opsione kushtetuese. Por në anën tjetër, kreu i selisë blu lë të hapur opsionin e një tryezë, por sipas tij të diskutohet për zbatimin pa pengesa të dekriminalizimit, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, vijimin e duhur të reformës në drejtësi dhe çështje të tjera të rëndësishme përfshirë një reformë të plotë Kushtetuese.

Ja letra e plotë e Bashës:

Zoti Rama,

Për më shumë se dy vite, kërkesës dhe gatishmërisë së opozitës për dialog të mirëfilltë e civil, ju i jeni përgjigjur me veprime ose mosveprime që kanë cënuar Kushtetutën, shtetin ligjor dhe/ose marrëveshjet politike të dakortësuara me konsensus – ligjet për Nëpunësin Civil, Reformën Territoriale, KLD, Gjykatën e Lartë, atë Administrative, për Mediat Audiovizuale (RTSH), etj.

Gjithashtu, pala juaj vazhdon të pengojë zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014 për dekriminalizimin, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për komisionet hetimore.

Ftesa juaj e sotme është një hap i vonuar. Prej kohësh e në vijimësi opozita ka kërkuar dialog të nivelit më të lartë politik për Reformën në Drejtësi, e jo vetëm, ndërsa keni qenë ju dhe vetëm ju kundër.

Sot, ju më ftoni që mosdakordësive politike mes palëve t’i japim një tjetër forum mes qeverisë dhe opozitës si përmasë të munguar të civilizimit.

Si gjithmonë, jam i gatshëm të takohemi për çështjet më të rëndësishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, vijimi i duhur i reformës në drejtësi dhe çështje të tjera të rëndësishme përfshirë një reformë të plotë Kushtetuese.

Në demokraci palët bien dakord edhe të mos bien dakord. Por kjo vlen vetëm dhe vetëm brenda parimeve Kushtetuese ku mund të dialogojmë me vetëdijen se edhe mund të mos biem dakord.

Ndërsa nuk mund të takohemi assesi për të diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund të mos biem dakord dhe antikushtetutshmëria të vazhdojë si normalitet. Një forum i këtillë nuk është asfare përmasë civilizimi por e kundërta e tij.

Ndaj ftesa juaj merr kuptim vetëm nëse pala juaj e pranon këtë parim ashtu si opozita, siç e pranon çdokush me mendje të shëndoshë, dhe për këtë jepni paraprakisht provën e domosdoshme – atë të zbatimit të menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për intepretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës.

Vetëm kështu bëhet e besueshme se jeni gati.

Next Post

Tregu i shitblerjeve të partive të vogla, si po përfitohet nga boshllëqet ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In