• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tregu i shitblerjeve të partive të vogla, si po përfitohet nga boshllëqet ligjore

by Aalison Pearse Stevens
31/03/2016 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Ditët e fundit gjithnjë e më shumë po gjallëron një skemë mjaft interesante, e cila ka të bëjë me faktin e krijimit të një tregut të “shitblerjes” së partive të vogla dhe in-ekzistente, por që janë të regjistruara në Gjykatë. Individë të caktuar që duan të hyjnë në politikë, ose që janë në politik deri dhe në nivel parlamentar, gjithnjë e më shumë mësohet se po shfaqin interes për të bërë të tyre këto parti. Precedent i Partisë Agrare, ku një deputet vihet në krye të kësaj partie pa qenë anëtar i saj qoftë dhe për një ditë të vetme, ka bërë që jo pak figura politike në Kuvend, të cilët e shohin se mund të mos jenë më në listat për deputet, i kanë kthyer sytë nga këto parti, qoftë dhe in- ekzistente sa i përket aktivitetit politik, por që rezultojnë të regjistruara në Gjykatë. Përpos tyre janë dhe një numër jo i vogël individësh, të cilët dëshërojnë të provojnë fatin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke mos garuar si kandidat të pavarur, por si kryetar partish.

Kleçkat ligjore

Po pse ky zgjim i papritur interesi për parti politike deri dje fantazëm? Arësyet janë të thjeshta. Ato kanë të bëjnë me çështje të karakteri ligjor. Në vitin 2009, me hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, dy partitë e mëdha i dhanë fund praktikës, sipas të cilës, kalimi i një mandati parlamentar tek një parti e re politike, automatikisht sillte regjistrimin e saj në gjedhje. Kjo praktikë më shumë se 15 vjeçare solli si pasojë copëzimin e partive të mëdha dhe krijimin e një zinxhiri partish të vogla. Duke parë këtë spirale, PD dhe PS, në vitin 2009, ndryshuan “Ligjin për Zgjedhjet”. Këto ndryshime e bëjnë thuajse të pamundur krijimin e një subjekti të ri politik edhe sikur të gjithë deputetët e Kuvendit ta dëshërojnë. Ata duhet të mbledhin minimumi 3 mijë firma për të krijuar partinë e re dhe një shumëfish më të madh firmash për ta regjistruar atë në zgjedhje. Pra siç shihet s’ja leverdis fare që t’i hysh aventurës për të krijuar një parti të re, pasi është thuajse e pamundur ta regjistrosh atë si subjekt elektoral në zgjedhje.

“Zgjidhja magjike”

Po cila është zgjidhja magjike? Thjeshtë blerja e partive të vogla, deri dhe “fantazëm”, por që janë të regjistruara në Gjykatë. Automatikisht kjo mundëson hyrjen në zgjedhje, si dhe të ul në tryezë me dy partitë e mëdha për të krijuar koalicion në rastin e zgjedhjeve parlamentare apo lokale, pa pasur fare nevojë për të mbledhur firma lart e poshtë për t’u regjistruar fillimisht si subjekt e më pas për të hyrë në zgjedhje. Është pikërisht zbulimi i kësaj kleçke ajo që ka bërë që shumë individë, por dhe personazhe politik qoftë dhe në Kuvend, që të kthejnë sytë nga këto parti, për t’i shpluhurosur e më pas për t’i përdorur në situata elektorale, në kushtet që mund të mbeten jashtë listave të kandidatëve për deputet. Kjo ka nxitur edhe tregun më të ri të “shit-blerjeve” të partive, ku kryetarët që kanë vulën në xhep të kontaktojnë me jo pak individë apo politikan duke u ofruar partinë, por dhe bazën mbështetëse që ata pretendojnë se kanë. E njëjta logjik u ndoq edhe me Partinë Agrare. Ky precedent më shumëe se shtimi i alternativave të reja në skenën politike shqiptare thjeshtë pritet të shtojë kërkesën dhe ofertën në këtë treg të sapozbuluar.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Shpërthimi në Turqi, bomba ishte vendosur në makinën e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In