• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i PD dhe Luli i amerikanëve

by Sokol Balla
08/10/2016 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Sokol Balla

Shumë është folur për rrugën e njohur në të cilën Lulzim Basha po ecën në karrierën e tij politike. Ai në fakt po ndjek rrugën e Edi Ramës. Rrugëtimi i Edi Ramës drejt pushtetit edhe ai, nuk është një model origjinal. Janë të shumtë rastet e kryebashkiakëve që i janë drejtuar majës së pushtetit, duke kaluar nga zyrat e bashkive të qyteteve të mëdha. Fakt është se bashkitë e qyteteve të mëdha, si Mexico City, Londër, Nju Jork, Romë, Firence apo Tirana, për të përmendur vetëm disa syresh, menaxhojnë kaq shumë burime financiare, buxhetore dhe jo, interesa të forta biznesi dhe ndërthurje trafiqesh influence, saqë zor se një kryetar i tillë bashkie të kontrollojë shpërthimet hormonale përballë tundimit që kjo lloj karriere të ofron. Gjithashtu bashkitë e mëdha dhe pushteti që gjeneron prej tyre, ofrojnë intendencën e duhur për të mbajtur në këmbë partinë, edhe kur ajo është në opozitë. Dhe opozita e majtë do ta kishte shumë vështirë, nëse pas nuk do të kishte mbështetjen e makinerisë gjigande të bashkisë së Tiranës. Jo më kot, afëria me LSI nga ana e Ramës ndodhi në vitin më të vështirë të PS në opozitë, në vitin 2012. Atëherë kur resurset mbaruan, kur kundër ju vunë edhe biznesmenët e “bashkisë”, të cilët gjithashtu ushtruan presionin e duhur tek Edi Rama se në pushtet ai nuk mund të vinte pa LSI.

Modeli i Bashës ka disa përputhje me atë të Ramës. Së pari i siguroi kreut të PD marrjen e Partisë në korrik 2013 dhe dy vite “parajse të sigurt”, ndërkohë që e gjithë baza e Partisë zhytej në dy vitet e para të trishta e të varfëra të opozitës. Bashkia i siguroi gjithashtu rifreskimin dhe promovimin e elementëve të tij besnikë, që patën dy vite kohë të konsolidohen në parti.

Sigurisht dy modelet kanë ndryshime thelbësore që janë thënë e që puqen kryesisht tek fakti i pamohueshëm deri në siguri absolute, se ndryshe nga Nano në 2005, Berisha në 2013 ishte shumë më i ndërgjegjshëm se kujt po ia linte Partinë. Po ashtu, ndryshe nga Nano, Berisha zgjodhi të ketë një jetë më aktive në Kuvend, duke i siguruar kështu Bashës jo vetëm “mbulimin” e handikapit të mungesës së tij parlamentare, por edhe një kontroll më të mirë në grupin kuvendor. Kështu, ndryshe nga të pestët e votimit të Bamirit, apo “pordhët” e së paku dhjetë nanoistëve të tjerë, PD në parlament sot është solide, pavarësisht gërvishtjeve verbale të Bregut, Patozit apo Selamit. Mesila Doda, edhe ajo, më shumë u përjashtua sesa u vetëlargua.

Por së fundi ka një tendencë për të krahasuar e afruar dy modelet lidhur me qasjen e ngjashme të dy opozitave të fundit ndaj ndërkombëtarëve, veçanërisht amerikanëve.

Berisha i pari, e më pas nën të njëjtin ritëm megjithëse me tone më të ulëta edhe Basha, brenda dy ditëve kryqëzuan ambasadorin amerikan në Tiranë. Ish kryeministri e krahasoi Lu thuajse me Eduard Shalësin, ndërsa deklarata e Bashës ishte pak a shumë: “Lu këtë punë ka si ambasador”.

Dhe në fakt Edi Rama ka thënë tëpkë këto fjalë, për ambasadorin e mëparshëm Arvizu, gjatë kohës kur ishte në opozitë. Nuk ishte sekret se raporti i tij me Arvizu ishte kaq i keq, saqë pas 21 janarit, kur në një takim në zyrën në bashki, kur ambasadori amerikan i krahasoi një intervistë të tij tre orëshe në një kanal informativ, me atë të Fidel Kastros, thuhet se dora e Ramës shtrëngoi jakën e xhaketës së Arvizut, të habitur e me sy të zgurdulluar. Edi Rama nuk ka simpati për ambasadorët dhe me shumë prej tyre kanë ndarë gjithmonë një opinion reciprok në kufijtë e përçmimit.

Dhe këtu fillon ndryshimi. Sepse Basha dhe ambasadorët kanë shkuar gjithnjë mirë me njëri tjetrin. Edhe me Lu, Basha ka shkuar aq mirë, sa kur ishte puna te dekriminalizimi, mund të thuhet pa frikë se ambasadori amerikan dhe zyra e tij, përkohësisht emigruan në ambientet e ish-Shqup-it.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja, përse Lulzim Basha nuk mund të bëjë kokoroçin para ambasadorit amerikan dhe as t’i bëjë atij diversion me Nuland. Sepse ndryshe nga Edi Rama tek personaliteti i të cilit amerikanët kanë parë gjithnjë një temperament problematik, Uashingtoni e sheh Lulin si një investim tijin thuajse personal. Mbështetësit e afërt të Bashës thonë se nuk ka patur ndoshta nga viti 1991, një lider opozite që të pritet në nivele kaq të larta në Uashington. Kjo është e vërtetë. Bile e vërteta shkon edhe më thellë se kaq. Ambasadori Arvizu në prill 2011, në kulm të fushatës për Tiranën i pranoi një grupi gazetarësh, përfshi edhe autorit të këtyre radhëve, i cili i bëri edhe pyetjen, se “një fitore e Ramës në bashki do ishte ruajtje e statu kuosë ndërsa e Bashës… një gjë interesante”. Dhe në mënyrë shumë interesante në fakt, amerikanët mbyllën jo një, por të dy sytë kur Basha u ul në karriken e kryebashkiakut, me të gjitha mjetet e mundshme “demokratike” që ai dhe partia e tij patën në dorë.

Mu për këto arsye ama, modeli i Bashës nuk mund të jetë i njëjtë me atë të Ramës në opozitë, kur vjen puna te sjellja me Uashingtonin. Nëse Edi Rama në rrugën e tij drejt pushtetit, ka kryqëzuar shpatat mëse një herë me amerikanët, goditjet që Basha i jep atyre kohët e fundit per reformën në Drejtësi, u duket atyre si një thikë pas shpine. Ashtu siç ju duk edhe për armët kimike, kur Arvizu dhe Uashingtoni më shumë u mërzitën me të, sesa me vetë kryeministrin Rama. Sepse amerikanët të mbrojnë edhe kur je një bir kurve, por ama “i tyri”. Por ama kanë treguar gjithashtu, se janë të aftë të të lëshojnë, kur atyre nuk u duhesh më. Dhe zakonisht na kanë mësuar se në marëdheniet ndërkombëtare, ata nuk operojnë as me dashuri.

Dhe shpesh as me shumë qetësi./Posaçërisht për Javanews.al/

Next Post
FOTOT/ Brenda vilës sekrete të Vladimir Putin

FOTOT/ Brenda vilës sekrete të Vladimir Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

Departamenti i Drejtësisë në SHBA nën akuza! Fshijnë fotot e Presidentit Trump nga dosja “Epstein”

December 21, 2025
Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

Falsifikimi absurd për pronën, ndërron emrat e prindërve me të vjehërrve. Akuzat: Nexhipin e ke bërë Jorgo

December 21, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

December 21, 2025
Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

Plagosja me thikë në Durrës, reagon policia: 45-vjeçari u godit gjatë një konflikti

December 21, 2025
Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

Kamioni u përplas me një makinë në Itali, vdes tragjikisht në aksident 48-vjeçari shqiptar

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, përcjell mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve

December 21, 2025
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

December 21, 2025
Kërkesat për bashkim familjar në Gjermani, shqiptarët renditen të 5-tët mes kombësive me më shumë aplikime

Kërkesat për bashkim familjar në Gjermani, shqiptarët renditen të 5-tët mes kombësive me më shumë aplikime

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In