• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: I njoh ndërkombëtarët që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Libri duhet të ishte më parë në duart e…

by Java News
05/04/2021 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, në “News 24”, foli mbi librin e parë të tij, “Misioni im”, por edhe ecurinë e fushatës elektorale.

Basha tha se vendi ka nevojë për ndryshim dhe këtë nevojë ai thotë se e sheh çdo ditë nga kontaktet në terren.

Basha thekson se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, e shtoi se ai di se si mund të shkohet përpara në këtë proces, pasi nënvizoi se i njeh fare mirë ndërkombëtarët dhe mënyrën se si ata duan të bëhen gjërat.

Me disa nënvizime që krijojnë përshtypje që libri nuk është ky që është, aty ishin trajtuar disa momente interesante. Mua më ka bërë përshtypje nënvizimi që bëni ju përmes liderit që kërkon të bëj histori dhe liderit që kërkon të jetë në përditshmërinë e qytetarit.

 

 

Lulzim Basha: Libri do të ishte e mira të ishte pak më parë në duart e qytetarit. Për 30 vite politika ka zënë një vend në jetën e qytetarit, që nga koha që i kushtohet familjes, artit, çështjeve të tjera sociale. Është si teatër e jo shërbim. Misioni i politikës është që në mënyrë ty padukshme duhet të zgjidhë hallet e njerëzve. Ky është vizioni im në politikë. Unë kam pasur fatin të ekspozohesha në demokraci gjatë studimeve në Holandë. 25 prilli është një vendim jo për Bashën apo Ramën, por drejtimin që do të ecim, do të qëndrojmë në vendnumëro, apo do të zgjedhim për të rriturat e të ardhurave për familjen, siç është dhe punësimi. Zgjidhja është fare e thjeshtë do të mbetemi siç kemi mbetur për 8 vite me radhë, ku kryeministri në ikje apo dhjetëra shampanja për hapjen e negociatave dhe s’është bërë asgjë. Apo nga krahu tjetër mua, që dua të çoj përpara këtë proces, pasi i njoh ndërkombëtarët dhe nuk duan lajka, apo të shara, por shkohet me arritje. Kur arritëm kushtet për të hequr vizat, ne i kishim plotësuar kushtet. Tani për t’u integruar në BE, kemi 15 kushte, plotësohen, por nga një kryeministër i denjë dhe që ka lidhje. Anëtarësimi në BE do të sjellë rritje të standardit, prandaj anëtarësimi në BE është angazhimi im primar pas 25 prillit.

Në kontaktet që keni pasur pas fushatës e keni kuptuar që ka ardhur koha për këtë gjë?

Lulzim Basha: Shprehja që duroj më së shumti është nuk durohet më, boll më, thonë duhet ndryshim. Pyetja shtrohet kush do e sjellë ndryshimin, një person që ka pasur pushtet më së shumti, që pas kohës së Enver Hoxhës, i cili ndihmoi një grup të vogël njerëzish, largoi gjysmë milioni të rinj në emigracion. Një person që është provuar tetë vite dhe s’ka bërë asgjë, e tani vjen për të trokitur për herë të tretë. Tetë vite janë kohë e mjaftueshme për të treguar a je i aftë t’i shërbesh njerëzve apo jo. Rama e ka pasur këtë mundësi, por ka qëndruar në numëro. Ftesa për shqiptarët është që të mos ia hapin derën, e ti thonë boll më, të votojnë për PD dhe të mos e shpërdorojnë votën, sepse programi ynë është serioz dhe do të bëjë diferencën. Duhet të ecim përpara, duke çliruar pozitivitet dhe energji për biznesin e vogël, në mënyrë që kryefamiljarët shqiptar të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sipërmarrësit më shumë kapital për të investuar dhe investitorët e huaj të kthejnë sytë nga Shqipëria. Vendi ka treguar, shqiptarët kanë treguar që me një qeverisje serioze mund të tejkalojnë vendet e Rajonit. Pra po të bëhemi bashkë jemi në gjendje të arrijmë të pamundurën. Thirrja që kam sot është për mijërat shqiptarë që mezi po e presin ndryshimin, por edhe ata që e kanë humbur shpresën, i them që s’është faji juaj që keni mbetur pa punë, por i një qeverie që ju ka lënë në harresë. Së bashku do e vendosim Shqipërinë në shinat e zhvillimit, në shinat e integrimit në BE.

g.kosovari

Next Post
Dy shenjat e Horoskopit që nuk i keni për lidhje serioze

Horoskopi për ditën e sotme, 5 prill 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In