• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i bën ‘karshillek’ maxhorancës dhe vendos dy kushte, paralajmëron qëndresë

by Java News
05/10/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk tërhiqet. Edhe pas vendimit me te fundit te kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi për një pushim të gjatë të seancës dhe rinisjen e saj në orën 18:00, grupi parlamentar demokrat ka vendosur të mos lëvizë nga salla.

Deputetët e PD të mbledhur bashkë në sallën e kuvendit, ku kanë vendosur të qëndrojnë pa lëvizur deri në orën 18:00, së bashku me liderin Lulzim Basha.

Mes tyre mbërriti edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi për mediat se mbështet vendimin e grupit dhe i bashkohet atij.

Nderkohe qe Basha ne nje interviste dhene per GSh, teksa ndodhet brenda salles se Kuvendit, ka theksuar mes te tjerash edhe dy kushtet per kthimin ne normalitet te situates.

Z.Basha, çfarë po ndodh në Kuvend? Një koment lidhur me përjashtimin tuaj nga punimet e seancës…

Kjo çështje ka dy anë, e para: është ana ligjore, që maxhoranca thotë nuk jemi të përgatitur për reformën zgjedhore dhe hedh në votë një të drejtë të opozitës që s’mund të shtyhet pafundësisht. Pra, hapet një shteg për krizën që kur maxhoranca s’do debat për një çështje që është e drejtë e jona.

E dyta, ana politike është më e rënda. E nisën javën e kaluar duke hequr sinjalin televiziv dhe sot mohojnë debatin në seancë plenare.

Nuk ka gjë më të rëndësishme sot se sa debati për zgjedhjet. Ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë standard që kërkojnë të vendosin këta.

Ky është një standard diktatorial.

Çfarë kërkoni konkretisht?

Siç e konfirmon edhe raporti i OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u tjetërsuan, u blenë. U blenë nga Edi Rama me ndihmën e krimit dhe ky është fakt. Zgjedhjet u blenë bashkë me krimin dhe pa u rivendosur kushtet për zgjedhje të lira nuk ka asnjë shpresë tjetër për vendin. Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa kthimi i legjitimitetit të parlamentit, të qeverisë dhe këto arrihen vetëm me zgjedhje të lira.

Ka 2 parakushte: Reforma zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin.

Mendoni se do të vijoni të mbani të bllokuar punimet e Kuvendit, të vijoni këtë situatë anormale?

E gjithë Shqipëria është në një situatë anormale. Shqiptarët janë të kërcënuar. Fëmijët janë të pambrojtur përballë krimit i cili po lëshon breshëri plumbash çdo natë. Krimi po sundon pushtetin qendror dhe vendor. Vendi është në katastrofë.

Ndaj, i vetmi kthim në normalitet është shkëputja e krimit nga politika.

Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmim stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dike që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo!

Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike.

a.ç

 

Next Post
Nga “Rambot” me kallashnikovë te “zotërinjtë” me kravatë, si kanë evoluar bandat shqiptare

Nga “Rambot” me kallashnikovë te “zotërinjtë” me kravatë, si kanë evoluar bandat shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Simpatizantët dhe oponentët e Ramës në Tiranën urbane – Shtator vs. Tetor

October 24, 2026
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkojnë grupet e mëdha politike në Parlamentin Europian

Dhuna në protestë, 12 eurodeputetë i kërkojnë Kaja Kallas në PE hetimin e propocionalitetit të Policisë, mes tyre edhe Beleri!

October 24, 2026
Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor

October 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Vranësira të herëpashershme dhe temperatura të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme!

October 24, 2026
Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

Bllokimi i trafikut në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës

October 24, 2026
Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

Tjetër precedent/ Dyshohet se dhunoi 4-vjeçarin në një kopsht në Korçë, edukatorja arrestohet pas denoncimit të nënës!

October 24, 2026
Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj protestuesve, vendos tavolinë guri dhe ndenjëse para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 24, 2026
Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In