• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha “hetoi për UÇK” në Kukës: Intervista e Jose Pablo Bayrabar rrëzon deklarimin e kryetarit të PD-së

by Ardit Rada
13/11/2020 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin Real Story dha këtë përgjigje kur u pyet për rrolin e tij si i punësuar në UNMIK dhe çfarë njohje kishte me antropologun Jose Bablo Bayrabar i cili drejtonte zyrën e UNMIK për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.

“Detyra ime e fundit ishte të përgatisja tranzicionin e pushtetit nga autoritetet e OKB tek autoritetet e Kosovës dhe themelimi i ministrisë së Drejtësisë së Kosovës”, tha Basha.

Faktet  dhe dokumentet e kohës kur hetohej për të zhdukurit në Kosovë, tregojnë se Basha ka marrë pjesë në strukturat e UNMIK për këtë çështje.

Një dokument i asaj kohe, që disponohet nga Top Channel, del emri i Bashës si këshilltar në grupin e stafit te antropologut peruan Jose Bablo Bayrabar.

Peruani Bayrabar është i njohur për zellin e tij në gjetjen e të ashtuquajturave krime të UCK në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Debati për punën e tij, Burrel me shtëpinë e verdhë dhe në Kukës, u hap edhe 10 vite më parë. Në atë kohë doli emri i Lulzim Bashës, i cili ishte ministër në qeverinë Berisha. Basha dha këtë deklaratë.

“Unë asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në Shtëpi të Verdhë siç pretendohet, aq më pak të kem  përkthyer për zotërinë në fjalë. Mbaj mend që zotëria është marrë në punë për të ndihmuar në procesin e identifikimit dhe ekzaminimit të eshtrave të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë”, tha Basha.

Por peruani Jose Bablo Bayrabar rrëzoi si të pavërtetë këtë deklaratë të Bashës. Ish ministri i Berishës la të kuptohej se nuk e njihte nga afër dhe s’kishte bashkëpunuar me peruanin, por Jose Bablo Bayrabar në një intervistë për Top Channel tregonte në fakt se ishte Lulzim Basha ai që e kishte shoqëruar në udhëtimin e tij të paautorizuar në Shqipëri për të gjetur prova se UCK kishte kampe të burgosurish në Kukës.

Ja çfarë thoshte peruani në 2010-ën:

“UÇK  kishte baza edhe në Shqipëri e më saktë në Kukës në 2003 kur qesh atje për herë të parë arrita që të shikoja një prej këtyre kampeve. Kam intervistuar edhe njerëz që ishin dërguar atje. Ai ka qenë me mua gjatë vizitës të pranverës së vitit 2003 në Kukës.

 Ai punonte me UNMIK-un kur unë kam qenë atje. Në vitin 2002 ka qenë atje dhe në 2003 erdhi me mua dhe dikë tjetër në Shqipëri erdhi me ne në atë ndalesë në zonën e Kukësit, kjo është e vërteta”, tha Bayrabar.

Dosjet e krijuara nga UNMIK, Dick Marty dhe peruani Jose Bablo Bayrabar,  kanë shërbyer si baza kryesore për akuzën e rëndë që është ngritur ndaj liderëve të UÇK në gjykatën e Hagës.

Next Post
Nuk e pranojnë rikthimin nën administrimin e Azerbajxhanit, armenët etnikë të Kalbajar djegin shtëpitë e tyre

Nuk e pranojnë rikthimin nën administrimin e Azerbajxhanit, armenët etnikë të Kalbajar djegin shtëpitë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In