Një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK disa zyrtarë të bashkisë Shkodër, duke i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv në zgjedhje.
1. Mark Molla, i biri i Ndoc, i datëlindjes 20/05/1961, banues në Shkodër, me detyrë publike Drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër.
2. Arban Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së konvikteve pranë kësaj bashkie.
3. Kreshnik Luftia, banues në Shkodër, nëpunës i Bashkisë Shkodër.
4. Fitim Babaj, me banim Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.
5. Vasil Simoni, me banim në Juban, Njësia Administrative Guri i Zi, Bashkia Shkodër.
6. Ermal Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 28/11/1983, banues në Shkodër.
7. Erald Erkoçaj, i biri i Agimit, i datëlindjes 25/01/1988, banues në Shkodër.
/a.r