Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar paraditen e sot një takim me kryesuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODHIR, Audry Glover.
Pas takimit Basha është shprehur se ky ishtë një takim shumë produktiv.
Sipas Bashës, opozita dhe ODHIR shprehin të njëjtat pikëpamje sa i përket problemeve të zgjedhjeve të 21 qershorit.
“Shit-blerja e votës, kandidimi i të inkriminuarve si dhe përdorimi i administratës në fushatë, janë disa nga problematikat e mëdha që si OSBE dhe në, kemi shprehur si shqetësim”, tha Basha.









