• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me FMN-në: Ekonomia shqiptare, në rrezik nga droga dhe korrupsioni

by Java News
27/10/2016 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti këtë të enjte në një takim shefen e FMN-së për Shqipërinë, Anita Tuladhar dhe përfaqësuesin e këtij misioni në vendin tonë, Jens Reinke. Gjatë takimit Basha theksoi se situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit, për shkak të korrupsionit, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, drogës, gjobave dhe arbitraritetit të tatimorëve.

“Gjë që ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve, varfërim të përditshëm të shqiptarëve, rritje të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe një situatë depresive për shoqërinë”, tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se, “taksat janë rritur, informaliteti është në nivelet më të larta, transparenca është në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që rritja e çmimeve të karburanteve dhe të energjisë për konsumatorët dhe bizneset ka shkaktuar një problem mbijetese për ta”.

“Rritja e taksave si dhe skemat korruptive të konçesioneve kanë zhytur vendin në krizë. Ndonëse rriti taksat, qeveria ka dështuar të shtojë të ardhurat”, theksoi Basha.

Ai u ndal edhe në  rritjen e pakontrolluar të borxhit publik, nga 62.7% të PBB në 2013-n, në 72-73% që vlerësohet aktualisht.

“Dhe në të njëjtën kohë janë rritur detyrimet e pashlyera të qeverisë ndaj palëve të treta. Gjithashtu, nuk ka asnjë investim publik. Investimet e nisura para 3 vitesh vazhdojnë të jenë me të njëjtin status, ndërkohë që miliona euro shkojnë për shëtitore me palma, shatërvanë si edhe për shpenzimet e luksit; për vetura qeveritare, për rikonstruksione zyrash”, vijoi Basha.

Kryetari i PD denoncoi edhe aferat që bëhen sipas tij me tenderat dhe konçesionet, të cilat, siç tha ai, “në 50% të rasteve bëhen pa garë e në rastet e tjera përzgjidhen ofertat më të larta e fitohen nga një grusht oligarkësh pranë kryeministrit”.

ma.me

Next Post
Pogradec, sherr mes dy të rinjve qëllohet për vdekje një 18-vjeçar

Detajet/ Grabitja e teqesë, rolet e dhëndrit dhe vjehrrit në ngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In