Lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur sot nga studioja e emisionit “Të paekspozuarit” në News24 për gjithë situatën politike, aksionet e opozitës si dhe gjendjen në vend.
Lulzim Basha: Mirëmbrëma dhe urime që u ribashkuat. Suksese!
Lulzim Basha: I vetmi që mund të hyjë në linjë telefonike është Rama. Ai që ka 24 orë që hesht, siç heshti për Zaganin. Në shoqërinë tonë por dhe shoqëri të tjera ka raste të tilla.
Çfarë përbën një kambanë alarmi, është një vajzë jetime që merret, rrëmbehet, dhunohet, përdhunohet, digjet me cigare, i vihet pistoleta në kokë shkon të bëjë kallëzim dhe e kanë përcjellë.
Nuk është i pari ai në korrik. Në korrik prapë e kanë përcjellë dhe në Fushë Krujë në vend që ti ofronin mbrojtje, ngrihet gjithë shteti për ta shpallur një vajzë që ka dëlirin e xhelozisë për të mbrojtur djalin e deputetit të zonës. Gjithë shteti i bërë njësh në një akt të ulët kriminal përballë një vajze të pambrojtur.
Kjo është pjesa tronditëse. Përpara një jetimeje të dhunuar, pa asnjë mbrojtje, hidhen të gjithë, policë, prokurorë, kryetarë bashkie dhe media shtetërore e blerë me paratë e shtetit për të mbuluar këtë akt të rëndë kriminal dhe për të sulmuar oficerin e policisë.
/b.d