• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha fajëson bazën për humbjet elektorale, kërkon tradhëtarët

by Java News
14/10/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidershipi i Partisë Demokratike, i subjektit politik më të madh në opozitë, vijon t’a shikojë përgjegjësinë për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet lokale tek strukturat e partisë në nivel lokal dhe tek baza e PD. Teksa disa figura potenciale të PD, si Eduard Selami, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli etj., e shohin problemin tek kupola drejtuese e partisë, mungesa e shpresës, koherencës dhe strategjisë, kryetrari i PD, Lulzim Basha, vijon të firmosë udhëzime dhe strategji, të cilat synojnë të identifikojnë shkaqet e humbjes jashtë rrethit të lidershipit. Ndërsa një grup deputetësh kërkuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar për analizimin e lidershipit, Basha ka firmosur ditët e fundit një urdhër, tashmë për llogari të zgjedhjeve të 2017. Një nga pikat e urdhrit parashikon gjurmimin dhe identifikimin e votuesve, të cilët kanë tradhtuar Partinë Demokratike, për arsye të ndryshme, ndërsa mbështesin subjekte të tjera, ndoshta Lëvizjen Socialiste për Integrim apo edhe parti të tjera në rritje, si PDIU.

Në fokus të skanimit do të jenë anëtarët formalë të Partisë Demokratike, por që nuk e votojnë më këtë parti, ndërsa në plan të dytë do të janë personat që nuk janë anëtarë të PD, por votues potencialë të saj. Lista me anëtarët që kanë tradhtuar partinë do të përdoret si bazë për përjashtimin e tyre nga Partia Demokratike, ndërsa lista e personave të pa anëtarësuar në një subjekt politik, bashkë me orientimin e tyre politik, do të shërbejnë për llogaritjen e rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 2017. Ndërkaq, udhëzimi konfirmon edhe një tjetër plan, sipas të cilit, opozita nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 2017, pavarësisht nëse shumica në pushtet do të plotësojë apo kushtet e saj për reformën zgjedhore. Urdhri konfirmon nisjen e përgatitjeve për sfidën e zgjedhjeve të 2017 dhe sigurisht gatishmërinë për të hyrë në zgjedhje.

Grupi i punës
Për realizimin e kësaj detyre Basha ka ngritur disa grup pune. Sipas udhëzimit, grupet e punës, fillimisht duhet të kontaktojë çdo votues sipas listës së qendrës së votimit, por duke pasur gjithnjë prioritet anëtarët e PD. Së dyti, grupet e punës do të identifikojë performancën e votuesit, orientimin politik të mëparshëm dhe ndryshimin e orientimit politik. Po ashtu, grupet e punës duhet të identifikojë të gjithë votuesit pa adresë dhe votuesit në emigracion. Dy detyrat e fundit janë përcaktuar në kuadër të masave që do të merren kundër praktikave manipuluese në zgjedhjet parlamentare të 2017. Grupet e punës, të gjitha gjetjet, do t’i raportojë çdo javë tek një njësi përgjegjëse.

Afati
Në urdhrin e kryetarit të PD parashikohet një afat kur grupet e punës do të zbarkojnë në terren. Sipas urdhrit, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi, duhet të mblidhen kryesitë e degëve të Partisë Demokratike. Në mbledhje duhet të konstituohen grupet e punës. Pjesë e një grupi do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, anëtarë të kryesisë së degës, drejtues të grupseksioni dhe drejtues të seksionit.

ma.me

Next Post
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Emiliano Shullazin, prapa hekurave edhe Gilmando Dani

Gjobëvënia e Shullazit, pronari: Më morën 6 çeqe dhe Vollgën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“AfD është armiku më i keq i Italisë”- Antonio Tajani paralajmëron: Ata kërkojnë shkëputjen e Tirolit të Jugut nga territori italian!

“AfD është armiku më i keq i Italisë”- Antonio Tajani paralajmëron: Ata kërkojnë shkëputjen e Tirolit të Jugut nga territori italian!

September 22, 2026
Jep “llogari’ për më shumë se një orë, drejtoresha e SHISH dëshmon në komisionin për “TIMS”

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit tek autoritetet e Kosovës, gazetarja zbulon detajet: Ishte në Azerbajxhan për një takim, BKH i trokiti në derë, por…

September 22, 2026
Ish-ministri Hoxhaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, goditje e madhe për Kosovën!

Ish-ministri Hoxhaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, goditje e madhe për Kosovën!

September 22, 2026
“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

September 22, 2026
“S’mund t’i lejojmë të pajisen me armë bërthamore”- Trump konfirmon takim 3 orësh mes delegacioneve SHBA-Iran: Mendoj se do ketë marrëveshje!

“S’mund t’i lejojmë të pajisen me armë bërthamore”- Trump konfirmon takim 3 orësh mes delegacioneve SHBA-Iran: Mendoj se do ketë marrëveshje!

September 22, 2026
Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

Zjarri shkrumbon sipërfaqe me shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë edhe banesat!

September 22, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

UEFA Nations League/ Kombëtarja stërvitet në ditën e dytë dhe vijon përgatitjet për Bjellorusinë

September 22, 2026
GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

GJKKO dhe SPAK i caktuan masë sigurie, Begaj dekreton shkarkimin e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni! (SHKRESA)

September 22, 2026
Sa banorë ka Tirana?

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra, shkak emigrimi dhe diferenca e jetëgjatësisë!

September 22, 2026
Aksident në Lezhë, përplasen dy motorra, përfundon te Trauma një prej drejtuesve

EMRI/ Aksident i rëndë në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga motori

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com