• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha është i frikshëm… por vetëm me listat

by Ben Andoni
12/01/2021 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kjo javë është vendimtare për opozitën, lidhur me përbërjen e listave. Por kreu i opozitës po i vonon e vonon me një dukje të qartë të problematikës së madhe, që ekziston brenda PD-së dhe të Djathtës. Aleatët e vegjël, pesha specifike e të cilëve ka rënë jashtëzakonisht me planin opozitar të Bashës në këto vjet, po mundohen të shpresojnë tashmë me atë që ai do t’i kthejë si shkëmbim i besnikërisë pa fund ndaj planeve të veta. Gjithsesi, në orët e fundit, nga subjekte të ndryshme të opozitës ka pasur një presion, jo të vogël. Mediu, Duka dhe pak të tjerë gati ishin direkt në mëtimet e tyre të orëve të fundit. Pritja e gjatë dhe afrimi i kohës së zgjedhjeve kërkon angazhime totale. Basha me vështirësinë ku gjendet dhe mungesën e staturës së duhur nuk e bën dot të prerë. Më e qetë dhe më e ravijëzuar duket rruga e LSI-së, që do të kandidojë me një listë tjetër, në të cilën priten dhe parti të tjera me afër spektrit të Majtë.

Ajo, që besohet më së shumti, është se opozita e Djathtë do të paraqitet me një listë të përbashkët në qarqet e vogla ndërsa në qarqet e mëdha të ketë dy lista kandidatësh për deputetë. Por taktikat mbase do shtohen në orët në vazhdim.  Problem do jenë numrat dhe zhvendosjet, por që gjithsesi me rregullat e reja individi e kalon rankun, nëse mbledh më shumë vota. Në momentin ku jemi flitet për një pragmatizëm të pastër të gjithë opozitës dhe janë jashtë parimeve, njësoj edhe e Majta me PS në krye. Do ishim naivë të besonim të kundërtën, por ky element që është i duhuri për partitë nuk është për zgjedhësit, që u ka ardhur në majë të hundës nga qeverisja arrogante e Ramës dhe nga lodhja me konfuzitetin e e Bashës, nga flirtet me Metën e të gjithëve dhe nga rendja e të gjithëve për të bërë të pastrin.

Elektorati i Djathtë ka kohë që ka mbetur i vetëm nga zgjedhjet e Bashës dhe aleatëve, që mendojnë thjesht për vendet e tyre në lista, ashtu si elektorati i Majtë ka mbetur shpesh me gojën hapur nga akrobacitë e qeverisjes që zgjodhi Rama në tetë vite, jo pak duke e injoruar PS-në.

Problemi tashmë është se qesënditë ndaj Bashës nuk mjaftojnë, pasi është koha që të tregojë sesa i përgatitur është të marrë pushtetin, që në një farë mënyre e ka më afër sesa kurrë. Por, kjo jo prej punës së tij por konsumimit të frikshëm të qeverisë Rama, cinizmit të papranueshëm, që ai përcjell, qoftë edhe kur bën punë të mira, si vaksina orët e fundit. E në të gjithë këtë, i vjen në ndihmë me konfuzionin dhe planin e paqartë lideri i opozitës Basha, që orët e fundit është bërë i frikshëm sepse ka në dorë fatin e liderëve të partive të vogla opozitare, që janë në një det të trazuar politik, me direkët e ideologjive bosh, pa flamurin real i cili do t’i drejtojë. Të gjithë janë me sytë nga Basha, që ndryshe nga karakteri i tij është “i frikshëm”, sepse nga zgjidhja e tij do varen shumë rezultatet e zgjedhjeve, e ardhmja e të Djathtës dhe mbi të gjitha prirja e PD-së në shekullin e XXI. Javanews

 

 

 

Next Post
Mbi 14 mijë infektime ditore në Itali, ekspertët: Festat e fundvitit ishin një “bombë” pandemike

Mbi 14 mijë infektime ditore në Itali, ekspertët: Festat e fundvitit ishin një “bombë” pandemike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com