• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e injoroi dhe e la jashtë Këshillit Kombëtar, Kaç Islami sulmon Ramën për vaksinimin për të treguar se është…gjallë

by Java News
21/07/2021 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Kastriot Islamit ish hierakut të lartë socialist që provoi të gjitha postet nga kryetar Kuvendi tek minister i Jashtem e Financash, por që në tetë vitet e fundit ka qënë një nga eksponentët më të angazhuar të PD, nuk u lakua fare si kandidat për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Lulzim Basha e injoroi fare dhe nuk e përmendi në asnjë vend në Kuvendin Kombëtar demokrat të zhvilluar të shtunën e kaluar e për pasojë as që u fut në listë për t’u votuar që të provonte shansin e të gjithej në listën prej 300 anëtarësh të këtij forumi.

Por Kaç Islami e ka marrë veten shpejt nga “harresa” e Bashës dhe ka filluar sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me koronavirusin dhe vaksinimin për këtë epidemi.

“Rama mburret me vaksinimet në Shqipëri, duke mashtruar shqiptarët e varfër me shifrën e vaksinimit, por e vërteta është krejt ndryshe, kjo lexohet jo në gënjeshtrat e qeverisë, por në portalin amerikan (https://ourëorldindata.org/covid-vaccinations).

Kjo sjellje është tipike për “dhinë e zgjebosur që e mban bishtin përjetë…”.

Shqipëria, me rreth 20 përqind të popullsisë së vaksinuar, me 1 dhe 2 doza, është nga të fundit në Europë. Madje Shqipërisë ia kalojnë edhe disa vende të Ballkanit Perëndimor si Serbia (me rreth 40 përqind të popullsisë së vaksinuar me 1 e 2 doza), Kroacia (me rreth 38,5 përqind), e deri edhe Mali i Zi (me rreth 23 përqind)…

Nuk mund të bëhet fjalë për të gjithë Europën që ka arritur 46 përqind të popullsisë, sa dyfishi i Shqipërisë. Dhe akoma më larg është Bashkimi Europian me 56 përqind, gati tre herë më shumë.

Shqipëria është edhe pas Rusisë, e cila ka vaksinuar rreth 22 përqind të popullsisë prej mëse 145 milion banorësh.

Vala tjetër e pandemisë po troket te dera për shkak të mutacionit Delta. Kudo në Europë, SHBA e Mbretërinë e Bashkuar, ka debate dhe po merren masa.

Në Shqipëri vazhdojnë mburrjet qeveritare të “dhisë së zgjebosur me bishtin përpjetë…”…

E vërteta e hidhur është se shqiptarët, të lënë në mëshirë të fatit përballë virusit në shtator-dhjetor 2020, kanë arritur imunitetin e tufës dhe këtë të vërtetë të hidhur që e vuajnë familjet shqiptare te cilat kanë humbur nga fillimi i pandemisë mbi 16 mijë njerëzit e tyre të dashur, s’ua thotë qeveria.

Por qeveria mburret me deklarimin e përditshëm të numrit të “lartë” të vaksinave (që edhe ky është më i ulëti në Europë e rajon) dhe me shifrën ende të ulët, por në rritje eksponenciale të infektimeve nga mutacioni Delta që po prek kryesisht të rinjtë…”, reagon Islami në portalin e familjes Berisha.

Ndoshta për të treguar se është gjallë…!

Next Post
Çuçi në Kakavijë me ambasadoren e SHBA dhe Greqisë: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare

Çuçi në Kakavijë me ambasadoren e SHBA dhe Greqisë: Shqipëria me kufij të sigurt dhe shërbime cilësore në pikat kufitare

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    5 years ago

    K*r Islami???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In